Akuzohen për kultivim narkotikësh, prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake/ Tre persona bien në prangat e Policisë së Vlorës (DETAJET)

Sep 22, 2021 | 13:12
SHPËRNDAJE

Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Vlorës, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Arrestim, foto arkiv
Arrestim, foto arkiv

Të arrestuarit janë Sh. Z., 58 vjeç i cili ishte lënë në burg për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Policia arrestoi edhe një 28-vjeçar me inicialet XH.A. që i ishte vendosur masa “arrest me burg” për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga ra edhe një shtetas i huaj, A., 39 vjeç, banues në Poloni, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI

Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve dhe ata të Stacionit të Policisë Selenicë, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

– Sh. Z., 58 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

– Xh. A(H)., 28 vjeç, (i kapur nga nga shërbimet e DVP Durrës), pasi Gjykata e Apelit Vlorë, i ka  zvendësuar masën “Garanci pasurore” të vendosur nga Gjykata Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, duke i vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

– – – –

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin e huaj J. A., 39 vjeç, banues në Poloni, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin në gjëndje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura