Akuzohen për abuzime me tenderat, Gjykata e Tiranës merr vendimin për 4 punonjësit e Universitetit Bujqësor

Sep 26, 2022 | 12:31
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg katër punonjësit e Universitetit Bujqësor të Tiranës të cilët u arrestuan pak ditë më parë për shkak se akuzohen për abuzime me tenderat.

-1200-630-5ed573b2a339eed120ac1f4e0a95f376

Të arrestuarit janë punonjësit Ali Rasha, 62 vjeç, me detyrë Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë; Tahir Ballgjini, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë; Rushit Suna, 59 vjeç, me detyrë specialist i Sektorit të Bujqësisë; Ahmet Mejdani, 64 vjeç, me detyrë magazinier në magazinën qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë

Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në role të ndryshme, ata paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën. Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi disamujor dhe po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë aktivitet kriminal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura