Akuzat/ Rama: Qentë të lehin… Blushi: Je qesharak dhe frikacak

Feb 13, 2016 | 14:28
SHPËRNDAJE

Kreu i PS-së, Edi Rama, duke falenderuar gjithë socialistët që pavarësisht motit të keq marrin pjesë në votimet për zgjedhjen e delegatëve për kongres, nuk la pa thumbuar akuzuesit. Të cilëve u kujtoi shprehjen e njohur popullore ‘qentë le të lehin, karvani ecën përpara’.

Por, pas këtij komenti, ka reaguar deputeti Ben Blushi që e ka quajtur Ramën uzurpues të partisë dhe qeverisë së vendit. Sipas Blushit, Rama është frikacak, se pranon zgjedhjen e delegatëve qoftë edhe formalisht, por ka frikë të zgjidhet vetë.

rama-takim-me-pensionistet-per-cmimin-e-energjise3Përmes një postimi në proifilin e tij në FB, Rama shkruan se anëtarësia po voton në masë.

“Mirenjohje sociialisteve qe megjithe shiun po votojne ne mase delegatet e Kongresit ne qarqet FR EL KO BR. Qentë le të lehin, karani ecën përpara’- shkruan Rama.

Kujtojmë se vetëm pak para se Rama të shprehte mirënjohje ndaj anëtarësisë me këtë postim, e t’u përgjigjej ‘qenve që lehin’, deputeti Ben Blushi, rivali i tij në garën për kreun e PS akuzoi hapur për zgjedhje dhe proces të trukuar të delegatëve.

Pas këtij reagimi, deputeti Blushi në një komunik përmes telefonit për News 24 e quajti Ramën si njeriun më qesharak në këtë histori.

“Po e shikoni që po zgjidhen delegatët sipas parimit një anëtar një votë, nëse formalisht po zgjidhen sipas statutit në fuqi a mund të pranohet që delegatët u zgjidhkan dhe kryetrari i PS nuk pranon të zgjidhet si kryetar me parimin një anëtar një votë? Ky që pretendon se ka marrë një milion vota pse ka frikë dhe nuk i nënshtrohet këtij procesi? Për çfarë standardi flasim? Këto janë dy standarde? Pavarësisht se karvani i Edi Ramës shkon përpara, ky është karvan që ka uzurpuar PS, ka shtënë në dorë qeverinë e Shqipërisë”.

“Kërkoj që sot këto zgjedhje të bëhen sipas statutit në fuqi, kjo që po ndodh sot justifikon kontradiktën e thellë logjike të Ramës. Pra, ju keni të drejtë të votoni delegatët por jo mua. Kjo është e dhunshme, po i zhvesh anëtarët nga një e drejtë. Ky proces është qesharak, Rama është njeriu më qesharak në këtë histori”,- mbylli Blushi fjalën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura