Akuzat për tentativë vrasje, Doshi: Gati të dorëzoj provat

Mar 4, 2015 | 15:00
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Krimeve te Renda Tirane i ka bere kerkese deputetit Tom Doshi qe në daten 6 mars, në orën 10:00 te paraqitet të japë shpjegime lidhur me akuzat për tentativë për atentat ndaj tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.

Statusi i Doshit në Facebook

Vete deputeti Doshi ka shkruajtur në rrjetin social Facebook duke theksuar: “Kam kontaktuar sot me Prokurorine e Krimeve te Renda per t’i dhene deshmine time ne lidhje me hetimet e nisura per tentative vrasje ndaj meje dhe nje kolegu tjeter deputet. Me kane caktuar, pas kerkeses time, qe neser paradite te paraqitem per te dorezuar provat e mia”.

” Sot kam vendosur te komunikoj drejtperdrejte dhe hapur me te gjithe shqiptaret”,- shkruan me tej deputeti i shkarkuar. 

Perparim Kulluri mesohet se eshte Prokurori i Krimeve te Renda qe do marre ne pyetje Doshin. Një ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme urdhëroi nisjen e hetimeve për akuzat e bëra publike nga deputeti Doshi.

Prokuroria e Krimeve te Renda regjistroi menjehere procedimin penal per dyshimet se eshte konsumuar vepra penale e “vrasjes me dashje te mbetur ne tentative”, ashtu siç edhe ka pretenduar ne deklaratat e tij deputeti Doshi.

Zyra e Shtypit e prokurorit të Përgjithshëm tha dje: “Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria, krahas veprimeve të tjera proceduriale, fton deputetin Tom Doshi që të paraqesë shpjegimet e tij, si edhe provat që ai disponon në lidhje me këtë rast”.

Deputeti Tom Doshi, pasi ka njoftuar vendimin e marre per perjashtimin e tij nga grupi i PS-se, ka akuzuar kreun e LSI-se, Ilir Meta, si autor te ketij vendimi, madje edhe si personin qe ka paguar para per elemimin e tij dhe te deputetit Mhill Fufi.

“Ia bëra të qartë kush është pas tij dhe për cfarë e bën ai këtë punë, Edi Rama ka një tutor që quhet Ilir Meta, që ka paguar lekë dhe ka urdhëruar për me vra mua dhe Mhill Cufin, ka 5 muaj që ia kam bërë të qartë edhe Ilirit dhe Ramës edhe kryeprokurorit të përgjithshëm edhe atij të krimeve të rënda”- tha Doshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura