Akuzat për shqiptarin më të kërkuar në Belgjikë, sqaron avokati: Emri i tij është bërë lajm, por s’është ndonjë gjë e jashtëzakonshme

Jul 31, 2018 | 20:14
SHPËRNDAJE

Avokati i shqiptarit me te kerkuar ne Belgjikë, Safet Rustemit, në një intervistë për gazetarin Artan Hoxha, Ilir Golemi ka sqaruar çështjen e klientit të tij në Belgjikë, por edhe marrëdhëniet e tij me drejtësinë shqiptare.

Safet Rustemi

Artan Hoxha: Avokat, ju e keni përfaqësuar edhe më para Safetin, aktualisht ka ndonjë hetim jeni vënë në dijeni, në ngarkim të këtij shtetasi në territorin e Republikës së Shqipërisë? Nëse ka, për çfarë bëhet fjalë? Së dyti, jeni në dijeni që ka një urdhër ndalimi për ndonjë çështje penale për Safet Rustemin?

Avokati: Jam në dijeni të faktit që si çdo shtetas shqiptar në të kaluarën ka patur problem me drejtësinë, nuk ka asnjë detyrim sot ndaj drejtësisë shqiptare. Jam vënë në dijeni të faktit, që në shtetin belg…megjithëse s’është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por emri i tij është bërë lajm. Me aq sa kam unë dijeni, ai ka qenë në shtetin belg para 2-3 vitesh, ka patur probleme gjyqësore, ka qenë i arrestuar, është liruar kundrejt garancisë pasurore. Jam njohur me vendimet e gjykatave belge. Është burgosur sërish, është liruar sërish përmes garancisë, e më pas është përcjellë drejt shtetit shqiptar në rrugë ajrore. Më ka bërë përshtypje fakti, që në njërën anë, vetë autoritetet e drejtësisë belge i kanë dhënë ekspuls nga territori i shtetit të tyre, për t’a larguar drejt Shqipërisë, e më pas e kanë dënuar.

Artan Hoxha: Jeni vënë në dijeni të vendimit të Gjykatës belge?

Avokati: Di që rreth 7-8 muaj më parë, ose më mirë të themi këtë vit, ai u kthye në mes të 2017-ës, në fillim të 2018, u dënua në mungesë, me atë opinionin tim, ka një nonsens, ka një kontradiktë, sepse kur një shtet të dëbon të jep ekspuls, të nxjerr nga territori e më pas të kërkon në gjykim, ka një kontradiktë. Sepse të paraqitesh në një gjykatë qoftë të Shqipërisë, qoftë të huaj duhet të kesh të drejtën të shkosh atje. Duke patur një ekpuls më para, atij i është hequr e drejta të shkojë.

Shqiptarja.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura