Hetimet për Univesitetin e Tiranës, reagon Mynyr Koni: Hetim të plotë dhe të thellë

Apr 18, 2018 | 19:10
SHPËRNDAJE

Pas njoftimit nga Prokuroria se ka nisur një hetim për tenderat e Universitetit të Tiranës, ka ardhur dhe një reagim nga rektori Mynyr Koni.

Në një postim në Facebook, Koni shkruan se shpreh mbështetjen personale dhe institucionale për hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

mynyr koni

Ndërsa më tej shkruan se i bën thirrje Prokurorisë për Krime të Rënda për një hetim të plotë dhe të thelluar.

Reagimi i plotë

Deklaratë e Rektorit të Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni.

Bazuar në publikimet në media ditën e mërkurë datë 18.04.2018, shpreh mbështetjen personale dhe institucionale për hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjithashtu i bëj thirrje Prokurorisë së Krimeve të Rënda të ndërmarrin një hetim të plotë, të shpejtë dhe të thelluar.

Në mënyrë të përsëritur, i bëj kërkesë organeve kompetente të drejtësisë të ndërmarrin një hetim të plotë mbi të gjithë aktivitetin financiar të Universitetit të Tiranës në 10 vitet e fundit deri në ditën e sotme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura