Akuzat për shpërdorim detyre, reagon Beqir Nuredini: Kërkesa e gjykatës e papritur

Feb 20, 2018 | 20:55
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Kavajës për abuzim me pronat në bregdet. Organi i akuzës ka nisur një hetim për tetë persona, mes tyre edhe kryebashkiaku Beqir Nuredini në vijim të hetimeve për abuzime me pronat në bregdetin e Spillesë.

beqir nuredini

Pas marrjes në pyetje ka ardhur edhe reagimi i tij. Nuredini shprehet se distancohet nga akuzat në adresë të tij, por është i gatshëm për t’u hetuar nga organet ligjzbatuese.

“Duke marrë shkas nga çështjet e ngritura nga Prokuroria, si Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, mbështes hetimet dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve. Unë si Kryetar Bashkie Rrogozhinë, kam zbatur procedurën që parashikon ligji për përcelljen e praktikave për regjistrim fillestar të pronave, të aplikuara nga banorët e zonës. Distancohem nga çdo akuzë që është bërë.

Nga hetimet e Prokurorisë jam njohur me disa dokumenta, të cilat ishin te falsifikuara. Për këto falsifikime unë kam bërë denoncim në organet përkatëse. Masa ‘Detyrim Parqitje’, e caktuar nga Gjykata, për mua ishte e papritur. Kjo për shkak se unë kam qënë gjithmonë i gatshëm gjatë hetimeve dhe kam vënë në dispozicjon të Prokurorisë çdo dokument dhe dëshmi që më është kërkuar. Gjithesi mbeten i hapur për çdo hetim.

 

Falë ndërhyrjeve të bëra nga Bashkia Rrogozhinë, Plazhi i Spillesë është kthyer në një ndër destinacionet më të rëndësishme turistike në vend. Kjo vërtetohet edhe nga frekuentimi që është bërë nga qytetarët përgjatë 2017-së. Nga një rrënojë, Plazhi i Spillesë është kthyer ndër plazhet më të kërkuara nga shqiptarë dhe të huaj. Janë më shumë se 20 mijë pushues në vit, që frekuentojnë Plazhin e Spillesë, falë këtyre ndërhyrjeve të bëra në 2 vitet e fundit”, tha Nuredini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura