Akuzat për portin e Durrësit/ Reagon PD: Berisha shpif se është i shpallur ‘non grata’ për korrupsion, tani do ta bëjë Bashën përgjegjës edhe për ’97-n

Jan 30, 2022 | 18:14
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha nga Vau i Dejës se kryedemokrati Lulzim Basha është i përfshirë në aferën e portit të Durrësit. Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare, Partia Demokratike shkruan se Berisha vijon me shpifjet duke prodhuar ccdo ditë nga një gënjeshtër të re.bashaSipas selisë blu, tani pritet që Berisha javën që vjen ta akuzojë Bashën si përgjegjës për trazirat e vitit 1997.

Postimi:

Shpifjet vazhdojnë.

Ditë e re, gënjeshtër e re.

Javën tjetër Berisha do thotë se Basha ishte përgjegjës edhe për ’97!

Gjithë këto gënjeshtra dhe shpifje bëhen sepse Sali Berisha është i shpallur non-grata për korrupsion.

Mos harroni!

Zgjidh Ramën dhe mban Berishën!

Zgjidh Berishën dhe mban Ramën!

PDFFF

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura