Akuzat për përdorimin e logos së PD, kreu i KQZ-së tregon a do merren masa: Do vlerësohet ngjashmëria, nëse krijon konfuzion atëherë…

Mar 30, 2023 | 12:25
SHPËRNDAJE

Kreu i KQZ-së është shprehur se Kodi Zgjedhor e ndalon që një parti politike të përdorë logon e një tjetër subjekti zgjedhor gjatë fushatës elektorale.

Deklarata e Ilirjan Celibashit vjen pas akuzave nga grupimi i Enkeled Alibeajt se Partia e Lirisë po përdor logon zyrtare të PD-së në takimet elektorale.

Ai u shpreh se “do të vlerësohet ngjashmëria, nëse krijon konfuzion tek zgjedhësit atëherë të drejtën e ka ai që e zotëron si logo dhe si shkronja nistore”.

 “Nuk e di se çfarë ka ndodhur duhet të shohim rastin, Por siç e përcakton Kodi Zgjedhor simbolet e një partie nuk mund të përdoren nga një parti tjetër politike, apo nga një subjekt tjetër zgjedhor, Nëse verifikohet një rast i tillë, subjekti që nuk ka të drejtën që të përdori logon apo iniciale e subjektit tjetër, ndalohet t’i përdorë ato. Do vlerësohet ngjashmëria, nëse krijon konfuzion tek zgjedhësit atëherë të drejtën e ka ai që e zotëron si logo dhe si shkronja nistore. Subjekti tjetër ndalohet t’i përdorë”, tha Ilirjan Celibashi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura