Akuzat për Metën, Rama: OSHEE s’e përmendi emrin në arbitrazh

Sep 4, 2015 | 7:36
SHPËRNDAJE

Pas akuzave të liderit të opozitës Lulzim Basha, dhe një artikulli të publikuar në media I cili pretendon se Ilir Meta ka marrë rryshfet nga një i arrestuar për korrupsion, ka reaguar zyra e shtypit e Kryeministrisë e cila sqaron se OSHEE nuk e ka përmendur Ilir Metën në arbitrazh, ashtu sikurse pretendon artikulli.

Kryeministria,_TiraneJa reagimi i Kryeministrisë:

Pas publikimit të sotem të një artikulli në portalin reporter.al, Drejtoria e Komunikimit pranë Qeverisë shqiptare, sqaron se:

Në datën 27 Gusht 2015, rrjeti investigativ BIRN ka kërkuar një koment të Kryeministrit të Republikës lidhur me disa pretendime, të pashoqeruara me fakte, që gazetarja ngrinte për Kryetarin e Kuvendit.

Për të verifikuar pretendimin e BIRN, zyra e Kryeministrit i është drejtuar zyrës së Avokates së Shtetit, e cila është vënë në kontakt me studion ligjore Clifford Chance. Përfaqësuesi i studios ligjore, z. Tim Schreiber ka kthyer këtë përgjigje:

Ndryshe nga ajo që disa gazetarë duket se pretendojnë, OSHEE në deklarimet e çështjes në arbitrazh kundër DIA Ltd. nuk ka përmendur emrin e zotit Ilir Meta si përfitues i transfertave bankare apo ndonjë praktike tjetër korruptive që lidhet me marrëveshjen për mbledhjen e borxheve mes OSHEE dhe DIA Ltd.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura