Akuzat për manipulime, monitoruesit e UEFA-s: Jemi këtu për të vlerësuar procesin zgjedhor të FSHF-së

Feb 15, 2022 | 17:16
SHPËRNDAJE

Një delegacion i UEFA-s ka mbërritur këto ditë në vendin tonë dhe po shqyrton akuzat për manipulime të zgjedhjeve nga ana e FSHF-së nëpërmjet votimeve në Shoqatat Rajonale. Luka Nikola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative) dhe Jan Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve), që nga dita e hënë janë në vendin tonë duke shqyrtuar dokumentacionin e FSHF-së për ligjshmërinë e zgjedhjeve.

uefa

Siç u shpreh vetë Luka Nikola, objektivi kryesor ishte të vlerësohej ky proces zgjedhor i institucionit të futbollit, për të cilin kanë lindur dyshime të mëdha se ka baza të shëndosha ligjore.

“Së pari, për të shpjeguar kontekstin e misionit tonë, ne kemi ardhur në vijim të vizitës së fundit të Presidentit të UEFA-s në Shqipëri, ku ai u takua me Kryeministrin e Shqipërisë si dhe me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ne mbërritëm të hënën dhe objektivi i misionit tonë është të vlerësojë procesin zgjedhor të FSHF-së si edhe Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të planifikuar për t’u zhvilluar më 2 mars 2022. Gjithashtu, ky mision përfshin edhe vlerësimin e rasteve të mundshme të ndikimit të papërshtatshëm nga palët e treta në procesin zgjedhor. Sapo misioni ynë të përmbyllë vizitën, do të përgatisim një raport për drejtuesit e UEFA-s dhe bazuar në këto gjetje ne do t’i komunikojmë FSHF-së qëndrimin e UEFA-s”, ishin fjalët e tij të thëna për faqen e FSHF, institucion i cili në këto ditë po kalon në sitë të plotë nga ndërkombëtarët që kanë marrë sinjalizime për parregullsitë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura