Akuzat për lajme të rreme, 30 gazetarë gjenden në burg këtë vit. Shtetet që kryesojnë listën

Dec 12, 2019 | 19:49
SHPËRNDAJE

Ndërsa 2019 po mbyllet, 30 gazetarë gjenden në burg në të gjithë botën me akuzën e “lajmeve të rreme” – ose, siç quhet ndryshe globalisht si “Fake News”. Termi është bërë i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara.

1_5awP7XekQwP9o9vlMsyH3w

Por në vendet e tjera të botës – si Egjipti, Turqia, Somalia dhe Kameruni – akuza të tilla mund të kenë ndikime shumë të ftohta dhe ngulitëse në shtyp, sipas një raporti vjetor të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve me bazë në New York.

Në Egjipt, ku Presidenti që udhëheq me dorë të hekurt, Abdel Fatah al-Sissi, ka çuar prapa hekurave 21 gazetarë për gjoja botimin e “lajmeve të rreme”, sipas të dhënave të CPJ. Në praktikë, thonë avokatët e lirisë së shtypit, këto akuza rrjedhin nga një fakt i thjeshtë: Gazetarët publikuan lajme që Sisit nuk i pëlqenin.

Në Kamerun, ku separatistët që flasin anglisht po luftojnë për pavarësi nga qeveria kryesisht frëngjishtfolëse, pesë gazetarë janë në burg për këto akuza. Shumë të tjerë janë ndaluar në baza të ngjashme për raportet e tyre mbi konfliktin.

Në vitin 2012, kishte vetëm një gazetar në burg me akuza për lajme të rreme. Deri në vitin 2014, ishin tetë. Pastaj erdhi viti 2016, kur filloi ngritja më dramatike, në të cilën 16 gazetarë në të gjithë botën ishin në burg me akuza të tilla. Numri u rrit në 27 në fund të vitit të kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura