Akuzat për falsifikimin e firmave, Artan Imami: Artistët dhanë dakordësinë, kujt nuk i del e keqja….

Jul 10, 2018 | 22:40
SHPËRNDAJE

Aktori Artan Imami u është përgjigjur atyre që ai thotë se “shpifin dhe gënjejnë” në lidhje me nënshkrimin fizik apo jo të deklaratës publike në lidhje me ndërtimin e Teatrit të Ri.

Me anë të një deklarate publike, Imami sqaron debatin e krijuar dhe akuzat e ngritura në media se ka falsifikuar firmat e Pirro Manit, Elia Zaharisë e disa personazheve të tjerë që vetë ai i përmend në deklaratën e tij.

Artan-Imami

Deklarata e plotë

Unë Artan Imami Deklaroj për të gjithë ata që shpifin dhe gënjejnë në lidhje me nënshkrimin fizik apo jo të deklaratës publike në lidhje me ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar në të njëjtin vend pa ju cenuar trualli, e kam fjalën për gjithë të dëshpëruarit. Kam kërkuar mbështetje publike nga të gjithë ata që kishin të njëjtin mendim, dhe të gjitha ata njerëz që janë në liste, që nga Pirro Mani në Amerikë, Fatosi e Drita Haxhiraj në Itali, Viktor Xhusti në Greqi, Eva Alikaj në Austri, e të gjithë të tjerët anembanë në Shqipëri, kush verbalisht e të tjerë me sms kanë dhënë dakortësinë e tyre për atë deklaratë. Nëse disave nuk ju del e keqja nga kjo gjë, ju them trasheni lapsin e bëjeni sa një hu e pastaj futeni atje ku nuk ja u nxë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura