Akuzat për dhunë të Tiranës në Shkodër, Vllaznia kalon në “kundërsulm”

Dec 13, 2017 | 20:12
SHPËRNDAJE

Pas përfundimit të ndeshjes në Shkodër, mes Vllaznisë dhe Tiranës, klubi bardheblu akuzoi për dhunë nga forcat e policisë, pas përfundimit të ndeshjes së Kupës.

Eugent Zeka

Në përgjigje të akuzave të Tiranës, ka ardhur edhe reagimi i Vllaznisë. Drejtori sportiv, Eugent Zeka, në një prononcim për mediat, tha se deklaratat nga Tirana janë të pavërteta, dhe se problemi i vetëm i këtij takimi ishin arbitrat.

“Është e pavërtetë që policia ka ushtruar dhunë ndaj futbollistëve të Tiranës. Nuk ka ndodhur asgjë në korridoret e stadiumit. Ne thjesht kemi pasur pretendimet tona për sjelljen jo korrekte të arbitrave. As mes lojtarëve nuk pati goditje, thjesht një kërkesë llogarie ndaj arbitrit të ndeshjes” – deklaroi Zeka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura