Akuzat për blerjen e ndeshjes me Armeninë, Duka: Ja e vërteta

Oct 14, 2015 | 11:15
SHPËRNDAJE

Pas aludimeve të mediave serbe se Shqipëria ka paguar katër futbollistë të Armenisë për të blerë ndeshjen e fundit që kualifikoi kuqezinjtë, ka reaguar edhe Presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

Intervista me Duken ne mediat greke
Intervista me Duken ne mediat greke

Në një intervistë për median greke ai shprehet se Shqipëria ka luajtur ndershëm nga ndeshja e parë ndaj Portugalisë deri në takimin e fundit përballë armenëve.

“Unë nuk merren me raportet e tilla, ata e kanë në origjinë. Më lejoni t’ju them që Shqipëria ka luajtur në këto eliminatore nga e para deri në minutën e fundit në mënyrë të drejtë. Askush nuk na dha asgjë dhe kemi marrë në fushë atë që ishte e drejtë. Unë mund tju jap edhe një shembull për këtë: në përballjet me Francën ne kemi marrë katër pikë, një fitore dhe një barazim. Kjo tregon se ne e kemi merituar”, deklaroi Duka.

Kreu i FSHF- së rrëfeu për herë të parë se pati frikë se skuadra mund të mos e arrinte vendin e dytë pas dy humbjeve në minutat shtesë me Portugalinë dhe Serbinë.

“E vërteta është se pata frikë sepse humbje kundër Portugalisë dhe Serbisë erdhi në minutat e fundit, humbje që goditën psikologjikisht lojtarët. Por tani unë jam i lumtur, i lumtur, sepse kushdo që është pjesë e kësaj kombëtareje (lojtarët, trajneri, federatën, tifozët) të gjithë së bashku qëndruar të fokusuar në qëllimin tonë dhe arritëm këtë dëshirë të të gjithë kombit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura