Akuzat për blerje votash, Rama-Bashës: O Lulo të hëngrët tenja se e ke të keqen brenda (VIDEO)

May 23, 2015 | 17:17
SHPËRNDAJE

Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet se akuzat e PD-së për blerje votash në fushatën elektorale të 21 qershorit janë shpifje dhe nëse ka prova, opozita t’i dërgojnë në organin e akuzës. Gjatë një deklarate për mediat, sekretarit Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, këto lëvizje të PD-së bëhen për arsye propagandistike.  “Dua që të shpreh dhimbjen e madhe për gjendjen e dëshpëruar e të pashpresë në të cilën gjendet kuzhina e mykur dhe kryekuzhinieri i dështuar i SHQUP-it, të cilët, të përfshirë prej panikut të humbjes së radhës në zgjedhjet e 21 qershorit, kanë sajuar alibinë e shpifjes për gjoja blerje të votuesve! Makina e vjetër propagandistike e stilit stalinist të SHQUP-it, në përpjekje për t’i paraprirë humbjes që do të vijë prej ndëshkimit qytetar, është kaq e çekuilibruar dhe e çoroditur, saqë fyen e poshtëron votuesit dhe mbështetësit e vet, të cilët i konsideron si mall që shiten e blihen, duke dëshmuar në këtë mënyrë, krizën e thellë e të pashërueshme të besimit ndaj SHQUP-it, si kuzhinë e shpifjeve dhe e trillimeve bajate”,-tha Luan Rama.

Luan Rama

Ai iu drejtua edhe kreut të PD që të mos ngatërrojë fushatën elektorale me pazare për blerje votash. “Kryekuzhinieri dështak, të mos ngatërroi zgjedhjet e lira dhe ndershmërinë qytetare e cila do të konfirmohet edhe në zgjedhjet e 21 qershorit, me fushatën e blerjeve që e emëruan atë kryekuzhinier të SHQUP-it. Ndaj, në gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet, s’më mbetet tjetër veçse t’i kujtoj vargjet e këngës popullore: O Lulo të hëngrët tenja se e ke të keqen brenda”,-deklaroi Luan Rama. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura