AKUZAT/ Ne kërkim kombëtar, vihen në pranga 2 të rinjtë nga Kruja

Oct 11, 2019 | 20:30
SHPËRNDAJE

Policia e Krujës ka ndaluar dy shtetas në kërkim kombëtar për veprën penale të vjedhjes dhe kultivim të bimëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë bërë të mundur ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht:

G.K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në ngarkim të tij ka caktuar masën “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”e kryer në bashkëpunim.

N.A., 36 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale” Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.policia-3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura