“Akuzat ndaj koncesioneve të Berishës kanë qenë pjesë e…”/ Rama flet për artikullin e Der Standard për sekuestrim të pasurive shqiptare

Dec 3, 2020 | 23:03
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e konsideron skandaloz artikullin e gazetës së mirënjohur austriake, Der Standard, sipas të cilës do të sekuestroheshin pasuri shqiptare jashtë vendit pasi Shqipëria refuzon të paguaj arbitrazhit ndaj investitorëve italianë.

rama

Shkrimi i ‘Der Standard’, më vjen shumë keq, por shkrimi i ‘Der Standard’ është shkrim skandaloz. Është shkrim skandaloz dhe nuk është e rastit që çështja e kazanit, siç e quaja unë se tani nuk e përdor më, kam heq dorë nga përdorimi por ma rikujtoni ju. Por çështja e kazanit që në anglisht është çështja e fake news-it është një çështje botërore. Dhe mungesa e filtrimit apo kalimit të lajmeve të rreme, apo të mesazheve që bazohen në lajme të rreme është një problem global. Dhe “Der Standard” në këtë rast… Çështja sot, për të cilën ju flisni, jo vetëm që nuk ka përfunduar por i është ndaluar palëve që ta komentojnë. Ne nuk kemi bërë asnjë koment për këtë”, tha Rama në Rtv Ora.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek koncesionet e dhëna nga qeveria paraardhëse, duke theksuar se sulmet e opozitës së asaj kohe (PS-së), kanë qenë një pjesë e një qëllimi të mirë brenda poezisë së opozitarizmit të fushatës.

“Çështja e koncesioneve të qeverisë Berisha, ka qenë një pjesë e një qëllimi të mirë brenda poezisë së opozitarizmit të fushatës, por gjëja që ka ndodhur dhe arsyeja pse nuk ka pasur anulime të tilla, është se koncesionet që kemi goditur janë të njohura, të bëra me Parlament.

Kur kemi ardhur në pozitë jemi nisur nga ideja që, brutaliteti i koncesionit të skanimit të mjeteve në dogane që nuk skanohen, do të paguanin tarifë, ka qenë i tmerrshëm. Ishim të bindur që do ta fitonim në arbitrazh. Kemi kërkuar që ta pajtojmë studion ndërkombëtare për ta prishur atë koncesion. Studioja na tha se nuk mund dot që të nënshkruajnë një kontratë me ne për këtë koncesion skandaloz, pasi ishte çmendur parlamenti ynë”- shtoi Rama.

LEXO EDHE: 

“Shqipëria refuzon të paguajë arbitrazhin e investitorëve italianë”/ “Der Standard”: Nis konfiskimi i pasurive shqiptare jashtë vendit derisa të…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura