Akuzat ndaj Dakos/ Deputeti i PD: Provohen nga përgjimi që kanë Krimet e Rënda

Nov 21, 2017 | 20:05
SHPËRNDAJE

Nje dite pasi kreu i PD Lulzim Basha denoncoi se ka nje dosje pergjimesh nga Eulex per kryetarin e Bashkise se Durresit Vangjush Dako, sot deputeti demokrat Edi Paloka thote se modeli i Durresit, ku politika dhe krimi jane bere nje, eshte ngritur edhe ne Elbasan e Tirane. Sipas Palokes, “Dako është regjistruar gjatë zgjedhjeve, duke u premtuar tendera kriminelëve më të rrezikshëm të Durrësit në këmbim të blerjes së votave”.

edi paloka

DEKLARATA E PLOTE:

Në Durrës politika dhe krimi janë bërë një. Këtë model Edi Rama e ka ngritur kudo njësoj – në Durrës, Elbasan, Tiranë. Formula është “përdor krimin dhe paratë për të marrë zgjedhjet. Më pas, me pushtetin e fituar pasurohu për vete pasuro dhe krimin”. Modeli dhe formula provohen nga përgjimi që disponon Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku Vangjush Dako është regjistruar gjatë zgjedhjeve, duke u premtuar tendera kriminelëve më të rrezikshëm të Durrësit në këmbim të blerjes së votave.

Por Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk u japin asnjë shpjegim shqiptarëve.

Qëllimi i tyre është të heshtin derisa të kapin plotësisht Prokurorinë. Marrja nën kontroll e prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë e bën Vangjush Dakon të ndjehet i paprekshëm. Edi Rama po e trajton Kryetarin e Bashkisë së Durrësit njësoj si Saimir Tahirin. Po i jep mbrojtje politike nga drejtësia, sepse gjithçka dhe të gjithë lidhen me Edi Ramën.

Me Edi Ramën lidhet krimi nëpërmjet Saimir Tahirit, Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos, Agron Xhafajt. Drejtësia do të jetë e pafuqishme ndaj tyre derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Edi Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura