Akuzat ndaj Bashës për masakrën e Krushës, Veton Surroi: S’ka pse jep shpjegime, duhet vlerësuar për…

Dec 3, 2020 | 22:25
SHPËRNDAJE

Publicisti dhe analisti i njohur kosovar, Veton Surroi, foli për akuzat ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me raportin e Dick Marty dhe luftën e UÇK-së.

Surroi-1

Në një lidhje me “Skype” në emisionin “Real Story”, në News24, Vetoi Surroi tha se nuk kjo është një çështje që nuk ka fare rëndësi dhe nuk duhet bërë pjesë e debatit.

Sipas tij, Basha nuk është i detyruar të shpjegojë çfarë ka hetuar në atë kohë dhe as të akuzohet për këtë gjë, por duhet vlerësuar që ka qenë punëtor i Kombeve të Bashkuara.

“As nuk më intereson se çfarë ka bërë z. Basha. Nuk shoh se çka i shërben këtij debati ajo se çfarë ka bërë z. Basha. Duhet të kemi pak respekt. E kam takuar një herë gjithsej në Kosovë z. Basha. As duhet z. Basha të shpjegojë se a ka hetuar në Krushë apo diku tjetër, dhe as duhet akuzuar z. Basha për një hetim që ka bërë apo jo, mendoj se nga pozicioni i tij dhe i Shqipërisë ka qenë mirë të thuhet se ka qenë punëtor i Kombeve të Bashkuara, ka qenë në këtë sektor dhe ka bërë hulumtimet e duhura, kjo do të ishte më etike”, deklaroi Surroi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura