Akuzat e Stivi Frashërit, reagon Elis Bakaj: Portier i dështuar. I iknin topat nga duart

Jan 15, 2016 | 20:04
SHPËRNDAJE

Elis Bakaj reagon ashpër pas akuzave të ish-portierit të Tiranës, Stivi Frashëri. Ky i fundit ka thënë se një “klan i kuq” bënte ligjin te Tirana, duke iu referuar ish-lojtarëve të Partizanit si Elis dhe Edvan Bakaj, Erando Karabeci dhe Gjergji Muzaka.

Elis BakajJanë të gjitha shpifje, nuk ia vlen të merresh me atë. Ikën nga skuadra dhe më pas vjell vrer, duke nxjerrë budallallëqe nga goja. Dihet se kush është Frashëri, të gjithë e kanë parë. Është thjesht një portier i dështuar!”, ka thënë fillimisht fantazisti i bardhebluve për “Panorama Sport”.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë përplasje mes tij dhe portierit gjatë kësaj periudhe, duke iu referuar edhe deklaratave të Frashërit se ofendohej nga ish-lojtarët e Partizanit, vetë Bakaj mohoi gjithçka.

“As kam pasur kurrë ndonjë debat apo përplasje me atë. Nuk më ka interesuar ndonjëherë. Këta lloj tipash kështu janë, nxjerrin gjëra të paqena që nuk kanë ekzistuar kurrë! Nuk është e nevojshme të flas unë për Frashërin, të gjithë e dinë shumë mirë çfarë ka bërë ai.

Prej gabimeve të tij kemi marrë lumë të sharash. Unë personalisht, por edhe ndonjë lojtar tjetër me më shumë eksperiencë te Tirana, kemi provuar në kurriz ofendime nga tifozët prej gabimeve që ka bërë Frashëri. Dhe e dini pse? Sepse i kanë ikur topat nga duart dhe kemi pësuar gol prej tij.

Tashmë ikën nga Tirana dhe nxjerr lloj-lloj gjërash të paqena. Paska thënë që ne bëjmë ligjin! Nëse do të ishte e vërtetë kjo, atëherë i binte që të mos luante asnjë sekondë Frashëri te Tirana. Pra, është një shpifje e rëndomtë. Ta marrin vesh të gjithë që te Tirana ligjin e bën vetëm trajneri dhe presidenti që investon. Askush tjetër nuk mund t’i fusë hundët te Tirana!”, ka përfunduar Bakaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura