Meta: Arsyet pse propozova Vitore Tushën për kreun e KLSH-së

Nov 15, 2018 | 22:45
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar arsyet se, pse propozoi Vitore Tushën për tu zgjedhur në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Dua ti kontribuoj forcimit të pavarësisë së këtij institucioni. Është një institucion që bën vetingun e të gjithë institucioneve të tjerë në administrimin financiar. Duke qenë se ka një karrierë shumë solide në fushën e drejtësisë, s’ka pasur angazhim në politikë. Është një figurë me shumë integritet ,do ti kontribuonte forcimit të mëtejshëm të pavarësisë në këtë pozicion kuç”, tha Meta në emisionin “Open”.

WhatsApp Image 2018-11-15 at 11.52.24 PM (1)

***

Presidenti Meta: Niveli i demokracisë në momente kritike, fajin e ka…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh në emisionin “Open” se, niveli i demokracisë bë vend është në momente kritike.

I pyetur nëse ka gjasa që të lërë postin e Presidentit, Meta tha: “Në këtë situatë që është vendi s’ka asnjë shans të lë presidencën se është një institucion tepër i rëndësishëm për të mbrojtur nivelin e demokracisë që është në momente kritike. Ka shumë elementi që kanë të bëjnë me Shqipërinë civile, me të drejtat e gazetarëve, me të drejtat e sipërmarrjen. Presidenti ka përgjegjësi që të mbrojë liritë”.

I pyetur se kush janë përgjegjësit për këtë niveli të demokracisë, kreu i shtetit u përgjigj: “Përgjegjës janë të gjithë ata që mendojnë se shkelja e Kushtetutës s’është ndonjë gjë e madhe. Pastaj edhe qytetarët e kuptojnë kur të drejtat e tyre shkelen”.

WhatsApp Image 2018-11-15 at 11.52.24 PM

***

Akuzat e Ramës se ka shkelur Kushtetutën/ Meta: S’më shqetëson sepse…

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur në emision “Open” për akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj tij, se ka shkelur Kushtetutën, në vendimin për mosdekretimin e Sandër Lleshit, ministër i Brendshëm.

meta

Meta tha se asnjë rast nuk e ka shkelur Kushtetutën. “S’më shqetëson se e di shumë mirë kushtetutën e Shqipërisë”, theksoi.

Lidhur me raportet me kreun e qeverisë, kreu i shtetit u shpreh se, se ato janë “tepër korrekte”, jo vetëm me shefin e ekzekutivit, por edhe me të gjithë ministrat si edhe opozitën. “Marrëdhëniet e mia janë shumë të hapura, të bashkëpunimit”, tha Meta.

Teksa gazetarja Vasili i lexonte reagimin e Ramës për mosdekretimin e Lleshit, Meta tha: “Unë u lodha me këto lavdërime, por për fat të mirë apo të keq përsëri vazhdoj të bëj detyrën si më parë, në kuptimin e lartësisë së detyrës për të respektuar Kushtetutën”.

“S’kam ndërmend të bëj asnjë dëm se të tregoj kulturën e bashkëpunimit institucional. E rëndësishme mos të shpenzojmë energji për konflikte të panevojshme”, shtoi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura