Akuzat e PS ndaj Zgurit, reagon KQZ: Akti që nuk ekziston s’falsifikohet dot

Nov 15, 2017 | 18:57
SHPËRNDAJE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se akuzat e PS për tjetërsim të vendimit për Kapllanajn.

Drilona Hoxhaj,
Drilona Hoxhaj,

Në një deklaratë për mediat tha se praktikat e mandatit janë të përcjella në kohë rekord.

Po ashtu shtoi se kryetari i KQZ-së nuk ka detyrë, nuk drejton zbardhjen e akteve të KQZ-së, pasi detyrë e administratës është proces tërësisht teknik dhe reflekton besnikerisht debatin dhe qëndrimet e shprehura dhe të dokumentuara në mbledhjen e KQZ-se.

 

Sqarim i zedheneses se KQZ per opinionin publik:

*Akti qe nuk ekziston nuk fallsifikohet dot*

Dje media e ineteresuar shqiptare zbuloi te verteten rreth akuzes publike te perhapur nga zyra e grupit parlamentar te Partise Socialiste per gjoja “fshehjen” e praktikes Kapllanaj nga ana e Kryetarit te KQZ-se, duke bere nje verifikim te thjeshte ne zyren e protokollit te KQZ-se. Verifikimi me protokollin e Administrates sone provoi se praktika ne fjale eshte percjelle nga kryetari per veprim ne kohe rekord. Akuza per “fshehje” u provua dje se ishte furtune ne gote. Sot ne “goten” e KQZ-se shpertheu “furtuna” e radhes, akuza per fallsifikim te vendimit te KQZ-se per ceshtjen Kapllanaj, perseri nga ana e Kryetarit.
Kete prononcim publik, e bej per te sqaruar dy fakte te thjeshta juridike:
1. Kryetari i KQZ-se nuk ka detyre, nuk kryen, nuk merr pjese dhe nuk drejton zbardhjen e akteve te KQZ-se. Zbardhja e akteve eshte detyre e administrates, eshte proces teresisht teknik dhe reflekton besnikerisht debatin dhe qendrimet e shprehura dhe te dokumentuara ne mbledhjen e KQZ-se;
2. Deri ne momentin e kesaj deklarate nuk ka ende vendim te zbardhur per ceshtjen ne fjale. Akti qe nuk ekziston nuk fallsifikohet dot. Edhe kjo eshte nje e vertete e thjeshte per tu kuptuar.
3. Lidhur me draft vendimin ka debat midis anetareve persa i perket permbajtjes, sepse anetaret nismetare kerkojne qe vendimi te reflektoje vetem arsyetimin e tyre dhe voten kunder te shumices, kurse nje pjese e anetareve qe kane votuar kunder kerkojne qe vendimi te reflektoje arsyetimin e shumices. Ky eshte debat i brendshem banal, i cili sa here ndodh zgjidhet me qetesi dhe ne fryme bashkepunimi.
Per fat te keq, qetesia dhe fryma e bashkepunimit kane marre arratine qe diten qe KQZ-ne e hodhen ne syrin e ciklonit politik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura