Zgjedhës nga Tirana në Durrës, Dako ironizon Spahon: S’ta di as emrin. Edhe rivalja ime përfitoi para ca vitesh

May 6, 2015 | 17:53
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Durresit, njeherazi rikandidati i mazhorances per Bashkine e qytetit bregdetar i ka dhene pergjigje akuzave te PD-se se po manipulon zgjedhjet duke shtuar ne listat zgjedhore te Durresit qytetare qe kane vendbanim ne qytete te tjera.

Duke ironizuar me deputetin demokrat Edmond Spaho, “sot po degjoja nje deputet qe nuk ja di as emrin, nja Spaho aty, per transferime etj..”, Dako tha se e drejta kushtetuese ‘për të lëvizur lirshëm është që në vitet 90, nga kjo e drejtë ka përfituar edhe rivalja ime e cila para ca vitesh u regjistrua në bashkinë e Durrësit, nga kjo e drejtë ka përfituar edhe Federata e futbollit, kane perfituar edhe persona të sjellë nga kandidati i vetëshpallur republikan, edhe ai ka sjellë…unë ju garantoj se vota është një, është e fshehtë, dhe ajo është në drejtimin e duhur, është për koalicionin e Shqipërisë Europiane”, u shpreh Dako.

Vangjush Dako

Audituesi i PD-se Armand Teliti ka publikuar raportin e tij te autidimit ne bashkite e Durresit, nga ku ka rezultuar sipas tij se jane shtuar muajt e fundit votues qe jane banues ne bashki te tjera.

Nepermjet nje deklarate per mediat, deputeti demokrat Edmond Spaho denoncoi sot skemen sipas te cilit, Dako po manipulon zgjedhjet,.

“Mekanizmi për ta bërë këtë është regjistrimi në listat e zgjedhësve të Bashkisë Durrës, i njerëzve me bindje të majta, që aktualisht banojnë në territorin e bashkive të tjera, duke u ndryshuar në mënyrë fiktive regjistrin e gjendjes civile dhe konvertuar ata në banorë të Bashkisë së Durrësit”,- tha Spaho, duke theksuar se skema ka filluar të zbatohet në muajin mars kur Vangjush Dako u garantua që do të jetë ai kandidati i Partisë Socialiste pë Bashkinë Durrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura