Akuzat e PD për lidhje me të shumëkërkuarin Bego, reagon Taulant Balla: Unë kam dëshirë që…

Aug 19, 2018 | 22:35
SHPËRNDAJE

Pas akuzave nga Partia Demokratike, se  Taulant Balla ka lidhje me të arrestuarin Edmond Bego, ka ardhur një reagim nga ky i fundit.

Balla me anë të një postimi në Facebook, shkruan se le ta gjykojë publiku.

balla

Postimi i plotë

Partia Babalokratike filloi sot teatrin komik “Babale 3”. Madje dy zëvëndësat e Lulzim Bashës bënë dhe prezantimin e skenarit. Meqenëse më drejtuan mua pyetje dy zëvendësat e Lulzimit, unë kam dëshirë që betejën ta bëj përsëri me Kryebabale Lulzim Basha. Ngrini akuza, lërini pyetjet! Duhen për në Gjykatë përsëri. Le të na gjykojë në fund publiku. Siç do na gjykojë në Shtator për “Babale 1”, e më pas edhe për “Babale 2” etj.

balla fb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura