Akuzat e PD për “Air Albania”, reagon Sinan Idrizi: Jam i detyruar të çoj në gjykatë zonjën që lexoi një fletrrufe

Jun 15, 2018 | 20:35
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ditën e djeshme nëpërmjet  deputetes Jorida Tabaku, deklaroi se Edi Rama i ka dhënë kompaninë “Air Albania” mikut të tij Sinan Idrizi.

Sot me anë të një deklarate në Facebook, ka reaguar Sinan Idrizi, i icli i hedh poshtë akuzat e PD-së.

“Po jam bashkaksioner i kompanise Air Albania ne baze te ligjeve te ketij vendi dhe fale perpjekjes sime per te qene pjese e nje historie te re te aviacionit shqiptar”, shkruan ndër të tjera Idrizi.

Sinan-Idrizi-470x264

Reagim i Idrizit

Kam kohe qe nuk kam me asnje iluzion per partine e ashtuquajtur demokratike,te ciles i kam dhene voten disa here. Por jam i lumtur qe nuk prita diten kur ate parti e mori Babalja, per te hequr cdo iluzion te viteve te para te ndryshimit demokratik te Shqiperise. Keshtu qe kam vetem keqardhjen qe ne gjykate per shpifje dhe per cenim publik te emrit tim, jam i detyruar te coj zonjen qe mori persiper dje te lexoje nje fleterrufe qesharake kunder meje ne emer te Partise Demokratike.

Edhe pse perseritja sot e te njejtave gomarrlleqe nga nje politikan i nje rangut me te ulet se Babalja eshte per te qeshur me te madhe.Po nuk do te terhiqem nga cuarja ne gjyq e zonjes po vetem do te shtoj edhe kete firaunin tjeter ne liste dhe cdo shok apo shoqe tjeter te Babales qe do te dale neser per te rilexuar fleterrufene.

Per te tjerat nuk jam as i pari dhe as i fundit qe i del emri ne ate foltoresh turpesh publike,vetem e vetem se i perkas asaj kategorie shqiptaresh qe jetojne dhe bejne sukses me punen e tyre. As qe e marr mundimin te sqaroj idiotesirat e thena ne adresen time nga nje grupim politik keqberesish te mbushur me ligesi dhe bosh nga koka e shpirti. Po jam bashkaksioner i kompanise Air Albania ne baze te ligjeve te ketij vendi dhe fale perpjekjes sime per te qene pjese e nje historie te re te aviacionit shqiptar.

Do te investoj nga kapitali im te gjithe pjesen qe me takon ne ate kompani. Transparencen e pasurise sime e kane bere dhe do ta bejne institucionet financiare dhe autoritetet mbikqyrese, brenda e jashte vendi, ndersa vleren e investimit tim dhe te partnereve te tjere per t’u ngritur koken permes Air Albania shqiptareve te poshteruar ne gjithe keto vite me cmime te kripura per fluturime poshteruese, le t’ua leme qytetareve shqiptare qe t’a vleresojne.

Sa per leket e shtetit qe babalet e asaj partie jane mesuar t’i bejne rrush e kumbulla kur kishin pushtetin dhe prandaj kudo ku shikojne investime u vete mendja vetem per kusarira,shteti shqiptar nuk do te paguaj asnje qindarke per kompanine e flamurit shqiptar.Pjesmarrja e shtetit ne kete kompani eshte brenda te gjitha normave te Bashkimit Evropian nga pikepamja e aksioneve.

Dhe se fundi,po jo nga rendesia,meqenese e perdorni shpesh ”vlonjati Sinan İdrizi” ju rikujtoj ”vajzjotin primatvlonjat” :

Jam vlonjat e jam vlonjat

e kam shkaben mem’e ate

shkaba trime dykrenore

fron’e saj e ka ne Vlore!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura