Akuzat e PD, flet Habilaj: Tahiri, kushëri i largët. Makina është e imja

Oct 8, 2015 | 8:28
SHPËRNDAJE

Altin Habilaj, i akuzuari nga Partia Demokratike se si kushëriri i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka kryer trafikun e drogës me makinën e këtij të fundit, në një intervistë për “News 24” i ka mohuar akuzat. “Jam biznesmen, jo trafikant”,- thotë ai.

Foto e publikuar nga PD
Foto e publikuar nga PD, ku shihet kusheriri i Tahirit me kreun e kufirit ne Dhermi

Duke theksuar se është kushëri i largët i ministrit Tahiri, Habilaj tregon se makina me targën aq të përfolur nga opozita ka udhëtuar në drejtim të Greqisë disa herë pasi babai i tij ka qenë i sëmurë.

Më tej Habilaj shprehet se, ish­-polici Dritan Zagani i ka vënë njëherë gjobë, ndërsa vë në dukje se ai është thjesht një biznesmen dhe asnjëherë nuk ka trafikuar asnjë send. Habilaj nuk ngurron të shtojë se do të kallëzojë në prokurori akuzat e opozitës.

“Të faktojë akuzat sepse po na dëmtohet jo vetëm biznesi por dhe jeta nga deklaratat e PD”.

Kushëriri i Tahirit, Altin Habilaj
Kushëriri i Tahirit, Altin Habilaj

“Kam lëvizur drejt Greqisë për shëndetin e babait. Lekët e gjetura në Durrës janë të biznesit”,- tha ai.

Ai ka sqaruar edhe publikimin e një fotoje ku duket kushuriri i Tahirit me shefin e Kufirit në Dhërmi.

“Fotoja me Sokol Boden është bërë në një festë fetare”,- sipas tij.

PD publikoi disa foto në të cilat, “Moisi Habilaj, kushëriri i preferuar i Tahirit” shihet “në një lidhje të ngushtë bashkëpunimi me kreun e policisë kufitare në Dhërmi”. Në Dhërmi, aty ku sipas dëshmisë së oficerit të lartë të antidrogës Zagani, banda e drogës magazinon mallin dhe e bën gati për ta nisur në Itali”.

INTERVISTA E PLOTE

Artan Habilaj është një prej njerëzve më të akuzuar nga ana e opozitës si njeriu pranë ministrit, dhe sipas tyre ka lidhje me trafikun e drogës në qytetin e Vlorës. Sipas opozitës ai disponon automjetin e ministrit Tahiri me të cilin sipas akuzave të fundit janë kryer trafiqe. Në qendër të akuzave ka qenë automjeti tip Audi, i cili ka qenë në qendër ë akuzave edhe nga Zagani. Cila është përgjigjja juaj për këto akuza?

Në asnjë rast nuk është kapur as me drogë as në kundravajtje me ligjin. Është ndaluar si çdo qytetar i republikës së Shqipërisë për kontrolle, si në të gjitha rastet, e më pas ka vazhduar normalisht. Nuk ka pasur asnjë rëndësi nëse makina është e ministrit apo e kujtdo qoftë.

Kjo makinë është përfolur se ka dalë shpesh jashtë shtetit, e kryesisht drejt shtetit grek. Këto lëvizje të shpeshta, pse kanë ndezur akuzat e opozitës për trafik droge?

Unë kam dokumentacionin që vërteton se babain e kam çuar në qytetin e Janinës edhe tre herë në muaj për arsye shëndetësore. Dhe për këtë kam fakte. Dhe absolutisht nuk bëhet fjalë për drogë.   Kushëriri i Tahirit: Ja e vërteta me makinën e ministrit.

Kur e keni marrë makinën e ministrit?

E kam marrë në 2013, në tetor.

Pasi e keni marrë makinën, pse nuk e keni kaluar në emrin tuaj?

Me sa di, z.Saimir Tahiri ka pasur një problem me fëmijët e Berishës, dhe është bllokuar nga Përmbarimi për të mos kaluar në pronësi të tjetrit.

Po sa i takon akuzave që kjo makinë është përdorur prapë nga z. Tahiri?

Po është e vërtetë, z. Tahiri e ka marrë njëherë këtë makinë për arsye familjare për të dalë jashtë vendit, por nuk e di ku. E ka kërkuar njëherë dhe e ka marrë, por kjo për arsye se s’ka patur makinën e tij.

Cila është lidhja fisnore që ju keni me ministrin Tahiri?

E kam kushëri të largët, në shkallën e gjashtë është pak. Gjyshja ime me stërgjyshen e zotërisë në fjalë, kushërinj të largët.

A keni patur njohje me Zaganin, ndonjë njohje, apo kontakte ju apo ndonjë nga vëllezërit tuaj?

Unë nuk kam pasur absolutisht kontakte me z. Zagani, thjesht në një moment të caktuar në Durrës më është bllokuar një shumë lekësh, dhe që atëherë më është vënë në ndjekje. Më është vënë nga pas për të vënë gjobë.

Gjobë në çfarë kuptimi?

Në kuptimin që unë ti thosha Zaganit, mos më ndiq nga pas, mos më ngacmo, thjesht për të më vënë presion. Zagani ka qenë në kohën e tij, në Vlorë, ka qenë mbreti i Portit, nuk mund ti fliste asnjë njeri. Zagani më ka penguar gjithë biznesin.

Meqë dolët tek tema e lekëve, ju është bllokuar një sasi, 86 mijë euro. Këto lekë a i keni pasur të justifikuara?

Këto lekë janë bllokuar me të vërtetë nga dogana e Durrësit, dhe nga policia e Durrësit në vitin 2012, dhe në bazë të verifikimeve që janë bërë, lekët kanë dalë pas 1 muaj a 2 muaj janë zhbllokuar. Prokurori ka qenë Edmond Kaloshin në bazë të verifikimit që më ka bërë të biznesit…

Ju cfarë biznesi keni?

Të fruta­perimeve, import eksport, Itali, Greqi të gjithë Evropën, kam 15 vjet me këtë biznes. Ky është urdhri i Edmond Kaloshit, t’ia coj opozitës këto që të mësojë për shifrën që më është bllokuar, dhe i verifikuar dhe kontrolluar pikë për pikë nga zoti i asaj kohe, nga ish nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z Agron Kulici.

Pra këto lekë janë verifikuar atë kohë?

Po janë verifikuar, dhe i kanë verifikuar 2 muaj e gjysëm, sa kanë verifikuar deri në Itali për gjërat e mia…

Pse nuk janë deklaruar nga personi të cilit iu kapën?

Nuk e di, unë i kisha thënë personit të cilit iu kapën, të depononte lekët, puna e tij pse nuk e bëri, dhe ai u dënua me 2 milionë lekë të vjetra gjobë për mosdeklarim.

Ka qenë vetë z Kulicaj që ka firmozuar ndryshimin e shumës?

Të të gjitha lekëvem, të pasurisë sime, të të gjitha lekëve, ai z Kulicaj.

Sa i takon pjesës së lekëve, destinacioni i tyre kush ishte?

Destinacioni i tyre ishte Italia, për blerje malli në Itali, për blerje për biznesin që kam. Në akuza flitej për pjesë të kundraligjshme…

I ke me fakte me letra të gjitha, që cdo gjë është verifikuar në kohën e opozitës Ju etiketoheni si kontingjent në qytetin e Vlorës dhe etiketoheni dhe për një pengmarrje. Sa i vërtetë është ky informacion?

Në asnjë mënyrë nuk kam marrë peng askënd.

Si qëndron e vërteta se ju u akuzuat për këtë lloj akuze?

Kemi qenë fis në kohën e opozitës, kur drejtor ka qenë Artan Cuku dhe na kanë akuzuar për një pengmarrje, por e vërtetojmë me një shkresë të prokurorisë se kemi qenë dhe në një proces gjyqësor. Dhe në shkresën e prokurorisë nuk bëhej fjalë për pengmarrje as të kemi marrë peng njeri. Ky është drejtuesi i prokurorisë, Kristaq Beluli dhe Xhemal Saliaj që ka pushuar cështjen.

Pra kjo lloj akuze ka rënë?

Unë flas me letër, me fakte dhe jo si opozita. Këto janë fakte.

Po si ka ndodhur kjo cështje?

Thjesht ky personi, më ka pasur X lekë borxh dhe me akt noterie dhe nuk mi solli dhe më thoshte ti kam dhënë. Dhe në bazë të verifikimeve që ka bërë prokuroria u verifikua se zotëria më ka lekët që nuk mi ka dhënë akoma.

Duke qenë makina në qendër të vëmendjes, flitet për një person me inicialet A.D. ose Ard Dalipi. E njihni ju, sila është lidhja juaj me këtë person?

Absolutisht në asnjë rast nuk e njoh dhe nuk kam të bëj fare me të.

Pra ky person për të cilin përflitet nuk ka hipur asnjëherë në makinën tuaj tip Audi?

Tani une them që nuk e njoh këtë person, dhe si mund të them që ky person ka hipur në makinën time?

Një prej akuzave të fundit që janë bërë nga ana e opozitës, janë ato për shefin e Postës Kufitare në Himarë? Keni pasur apo jo në lidhje me trafikun e drogës, duke qenë se akuzat janë dhe është lidhje kriminale?

Po është e vërtetë që opozita, ditët e fundit, domethenë para dy ditësh ka nxjerrë një foto të tij me vëllain tim. Tani që opozita sheh ëndrra me baronë droge, nuk është faj i askujt. Ky në fotografi, shefi i Postës Kufitare, z Sokol ka qenë në një festë me miq të mitë dhe janë ulur për të ngrënë dicka dhe në foto po ta shohësh nuk ka ndonjë kontigjent, madje aty ka dhe nja dy këngëtarë, dhe në gjithë tavolinën nuk ka asnjë kontingjent kriminal. Ajo ka qenë një festë fetare dhe këtë ta shohë opozita dhe ta verifikojë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura