Akuzat e opozitës, shkarkohen 17 zëvendësministra në kabinetin qeveritar

Mar 13, 2018 | 10:04
SHPËRNDAJE

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki njoftoi shkarkimin e 17 zëvendësministrave të hënën me qëllim sipas tij, për të përmirësuar “efikasitetin” e qeverisë.

Morawiecki tha në një deklaratë se qëllimi i tij ishte të bënte qeverinë “më pak politike dhe më administrative”, duke argumentuar se një strukturë më pak komplekse do të nxisë bashkëpunimin ndërqeveritar.

Morawiecki njoftoi këtë pas akuzave të opozitës rreth shpenzimeve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe bonuse të larta të paguara anëtarëve të ekipit të mëparshëm qeveritar vitin e kaluar, raportojne mediat nderkombetare.

Polish Prime Minister Mateusz Morawiecki arrives to attend the first day of a European union summit in Brussels on December 14, 2017. European leaders will discuss the migration crisis and defence on December 14, followed by Brexit the day after. / AFP PHOTO / EMMANUEL DUNAND        (Photo credit should read EMMANUEL DUNAND/AFP/Getty Images)

Kritikët thonë se niveli i konsumit është në përputhje me mesazhin e moderimit të partisë konservatore në pushtet.

Morawicki nuk përmendi konsumin, por theksoi që shkurtimet duhet të kontribuojnë në konsolidimin e vendeve të punës dhe në përmirësimin e bashkëpunimit. Nga 100 zëvendësministra, 17 u shkarkuan.

Deputetët e opozitës kanë thënë se këto shkurtime nuk do të thotë shumë, sepse shumica e këtyre njerëzve do të vazhdojnë të punojnë në funksionet më të ulëta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura