Akuzat e Doshit, Rama takim në kryeministri me Llallën, Metën dhe Tahirin (FOTO)

Mar 3, 2015 | 10:07
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në një takim urgjent kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, në ambientet e kryeministrisë. kryeparlamentarin Ilir Meta dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Zoti Llalla ka dalë nga ambientet e kryeministrisë pas më shumë se 20 minuta,ndersa vetem pak çaste pas tij u largua edhe ministri Tahiri. Nuk dihet intensiteti i bisedave teksa takimi i thirrur nga shefi i qeverise ka zgjatur rreth 35 minuta. 

Momentet e daljes se Llalles nga kryeministria

Takimi koke me koke vjen vetëm pak orë pas akuzave të rënda që deputeti Tom Doshi bëri teksa foli për një plan për të vrarë atë dhe deputetitn e PD-së Mhill Fufi.

Nga qyteti i Durresit, ministri Tahiri nuk ka pranuar te komentoje per kete ceshtje per gazetaret. 

Dje Doshi akuzoi se Tahiri ka takuar vrasësin e paguar  për të ekzekutuar dy deputetët. Sakaq, deputeti i shkarkuar tashmë nga grupi parlamentar socialist, tha dje per mediat se informacionin qe ai ka pasur per tentativen e vrasjes se tij ia kla percjelle edhe kryeprokurorit Llalla, ministrit te Brendshem Tahiri, kryeparlamentarit Meta dhe kryeministrit Rama.

Deputeti Tom Doshi, pasi ka njoftuar vendimin e marre per perjashtimin e tij nga grupi i PS-se, ka akuzuar kreun e LSI-se, Ilir Meta, si autor te ketij vendimi, madje edhe si personin qe ka paguar para per elemimin e tij dhe te deputetit Mhill Fufi.

“Ia bëra të qartë kush është pas tij dhe për cfarë e bën ai këtë punë, Edi Rama ka një tutor që quhet Ilir Meta, që ka paguar lekë dhe ka urdhëruar për me vra mua dhe Mhill Cufin, ka 5 muaj që ia kam bërë të qartë edhe Ilirit dhe Ramës edhe kryeprokurorit të përgjithshëm edhe atij të krimeve të rënda”- tha Doshi

 

Eskorta e Llallës në kryeministri
Del ministri Tahiri
ministri Tahiri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura