Akuzat e Doshit, Luan Rama: Kauza e dështuar e Berishës, të bashkëpunojë me prokurorinë

Mar 10, 2015 | 19:04
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm LSI-së, Luan Rama, i ka quajtur akuzat e deputetit Tom Doshi si pjesë të kauzave të dështuar të Sali Berishës. Duke folur në emër të LSI-së, Luan Rama i bëri thirrje deputetit Doshi që të dorëzojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të gjitha provat që ai pretendon.

Luan Rama

“Prokuroria të zbardhë sa më parë akuzat, ndërsa Tom Doshi të bashkëpunojë me drejtësinë për një hetim të shpejtë dhe të paanshëm të akuzave, duke dorëzuar çdo provë”, – u shpreh Luan Rama.

Reagimi i Luan Ramës vjen pak kohë pas deklaratave të fundit të deputetit Doshi, se ndaj tij është përgatitur një skenar kriminal për ta vrarë bashkë me deputetin tjetër të Kuvendit të Shqipërisë, Mhill Fufin.

Sipas Doshit, skenari i vrasjes së dy deputetëve është porositur nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Lidhur me akuzat e tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda prej disa ditësh ka nisur hetimet, duke thirrur për të dhënë dëshmi deputetin në fjalë si dhe disa politikanë të lartë në vend. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura