Akuzat e Doshit, identifikohen personat e tavolinës së “komplotit”. Beçi në tryezë me ish- shoferin e PR-sës

Mar 6, 2015 | 8:40
SHPËRNDAJE

Identifikohen dy personat që shfaqen në të njëjtën tavolinë me ish-kreun e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Eugen Beçi, në fotot e publikuara në Facebook nga deputeti Tom Doshi, mbrëmjen e së enjtes.

Foto e publikuar në Facebook nga Tom Doshi

Bëhet e ditur se dy personat në fotografi janë Ylli Xhaxhollari dhe Fatjon Skënderi.

Fotoja në fjalë është shkrepur në një nga baret e zonës së ish- Bllokut dhe referuar veshjeve të personave në foto, është bërë gjatë verës.

“Ky është organi i akuzës në Shqipëri”, ishte diçitura me të cilën u publikuan tri fotot në profilin zyrtar të Doshit në rrjetin social në internet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura