Denoncimi i Doshit, Basha: Meta akuzohet si porositës i vrasjeve, Rama për fshehjen e dëshmisë, Tahiri si negociator me vrasësin

Mar 5, 2015 | 17:46
SHPËRNDAJE

UPDATE-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, se kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta, janë përgjegjës për rrjedhjen e informacioneve në media lidhur me akuzat e Tom Doshit për një atentat të mundshëm ndaj tij dhe deputetit tjetër, Mhill Fufi. Basha deklaroi se duhet të kryehet një hetim i plotë, ndërsa ende nuk dihet e vërteta e videos.

Lulzim Basha

“Edi Rama dhe Ilir Meta duhet ta dinë se dekriminalizimi nuk bëhet duke vrarë, nuk bëhët me krim! Ata janë sot të akuzuar, njëri si porositës i vrasjeve me pagesë të deputetëve, tjetri si dëshmitar dhe fshehës për gjashtë muaj i veprës penale.  Kanë punë me drejtësinë”,-deklaroi Basha.

Sipas tij, dorëheqja e Ilir Metës, ndjekja prej tij e procesit të hetimit nga karrikja e një deputeti të thjeshtë, është një parakusht për një hetim të drejtë dhe objektiv të skandalit,  siç e quajti kreu demokrat, ndërsa shtoi se të dy, Rama dhe Meta autorët e filtrimit në media të informacioneve nga marrja në pyetje e Durim Bamit për këtë çështje. “Informacione të tilla, në çfarëdo rrethane, në shtetin ligjor, janë pjesë e sekretit të hetimit, vërtetësia apo sajimi i të cilave mund të konfirmohen sipas ligjit vetëm nga organet e drejtësisë dhe në aulën e drejtësisë”,-deklaroi Basha. 

Kryetari i PD-së, akuzoi ministrin e Brendshëm si negociator në pazaret për akuzat e ngritura nga deputeti Doshi. “Ministri i Brendshëm u shfaq, duke lënë një precedent të turpshëm që do të mbahet mend në histori, si negociator dhe bashkëbisedues i palodhshëm me të akuzuarin për vrasës, me synim mbylljen e pakteve, pazareve dhe bizneseve mes palëve në pushtet”,-tha Basha nga selia e PD-se.
 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura