Akuzat e Berishës për parkun e Butrintit/ Taulant Balla: Jam i sigurt që do i thoni atij në presidencë ta kthejë mbrapsht, ne kemi 74 vota….

May 23, 2022 | 17:59
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla iu përgjigj ish-kryeministrit Sali Berisha në foltoren e Kuvendit pas akuzave për privatizim të Parkut të Butrintit.

taulant balla

Balla deklaroi se askush nga opozita nuk ka merakun e Butrintit por e sulmojnë projektit për shkak të fondit amerikan.  Ai paralajmëroi se nëse presidenti Ilir Meta e kthen në Kuvend dekretin për Butrintin do e rrëzojnë sërish me votë në parlament.

“Marrëveshja për administrimin e zonës ës trashëgimisë kulturore e ka marrë mbështetjen e shumicës. Është një prej marrëveshjeve që i bëjnë mirë Shqipërisë. Personi që sapo foli nuk e dinte fare se për çfarë bëhet fjalë. Hyri në terma që nuk i merr vesh dhe as nuk i ka kuptuar. Të ngatërrosh zonën e mbrojtur natyrore dhe të thuash që aty do bëhen vila do të thotë zot nga ruaj se mendtë kanë ikur. Një gjë është konkluzioni i gjithë këtij diskutimi. Asnjë nga ju që jeni kundër nuk keni pasur merakun e Butrintit.

Më vjen keq për një pjesë të opozitës që u morët peng nga non grata e madhe e PD. Ai e nxori kokën sot sepse iu turr fondit amerikan. Kur unë thashë para dy muajsh që sa të vijë kontrata e madhe me një kompani amerikane do dilni kundër. Këtu e keni gabim sepse fondi është shqiptar. Fondi ka ardhur në Shqipëri kur parafolësi ishte në pushtet. Fondi është lartësuar kur ai ka qenë kryeministër. Ndërsa sot nuk bën më fondi sepse e ka emërtesën fondi amerikan. Keqardhja ime është pse ju të tjerët i shkuat mbrapa. Pse ratë pre e presionit kur në fakt duhet të ndiqnit logjikën. Koha do tregojë që investimet që do të bëhen aty sipas kontratës.

Ai është kundër sepse po pa amerikan i fut një bojë për të justifikuar votën tuaj. E kam me ju. Butrinti ka qenë dhe do vazhdojë të jetë pronë e shtetit shqiptar. Do administrohet nga një fondacion i posaçëm i themeluar nga shteti bashkë me një fondacion shqiptaro amerikan. E zbuluat tani që një fondacion i njohur nga shteti amerikan këtu po na merrka ne Butrintin. Këtu erdhi njëri dhe tha do na e marrin edhe Manastirin e Shën Gjergjit, do e marrin në krahë. Një njeri për interesa personale e ka marrë peng opozitën dhe e ka ngritur si shami hundësh kundër SHBA.

Kjo nuk shkon. Fondacioni është e mira e duhur. Disa prej jush jeni shumë të rinj sepse kur ishte ai zotëria në pushtet filloi të privatizonte kalatë dhe kështjellat. Këtë kështjellën e merr filani sepse është kryetar i grupit seksionit të PD. Ju nuk keni mundësi për të penguar asgjë. 74 vota janë atje. Është votuar. Jam i sigurt që do i thoni Baba Likes në presidencë ta kthejë mbrapsht. Sa ta kthejë ai ne do mbledhim Kuvendin dhe do rrëzojmë dekretin e tij. Tani do ia japim fondacionit. Dhe sot një vit këtu do jemi”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura