AKUZA/ “Topmodelja e PD abuzoi me 520 milionë lekë”

Jan 27, 2016 | 11:18
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, ka akuzuar direkt ish-drejtuesen e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Klodiana Shala, për përvetësim të një fondi 520 milionë lekë të akorduar, sipas tij, nga qeveria “Berisha”.

Fidel Ylli dhe Klodiana Shala
Fidel Ylli dhe Klodiana Shala

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, Ylli denoncoi se ky fond u shpërdorua, ndërkohë që stadiumi “Qemal Stafa” do të prishej.

“Në investimet në sport jemi 20 për qind më pak se Maqedonia, 30 për qind më pak se vendet ballkanike.  E kuptoni që kemi ngelur me pallatin e sportit të Petrit Dumes, një hangar avionësh dhe nuk është bërë asnjë. Dhe po të them unë abuzimet që ka bërë qeveria ‘Berisha’ në këto vite, ju do të habiteni. i kam këtu me fakte dhe argumente. Si rasti kur i jepnin para’ kësaj topmodeles Klodiana Shalës, drejtoreshë e qendrës. 520 milionë lekë, ndërkohë që kishte dalë që stadiumi “Qemal Stafa” që do të prishej. Dhe hodhën 500 milionë lekë për të rregulluar poshtë stadiumit dy palestra. A e kuptoni se çfarë kanë bëra këta? Jua jap me fakte dhe me argumente”, deklaroi deputeti Ylli.

Lajmin e plote e lexoni duke klikuar KETU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura