Akuza për trafik organesh, shqiptarët ‘ironizojnë” me sajtin “Shtëpia e Verdhë Shqipëri”

Jul 12, 2013 | 17:06
SHPËRNDAJE

Pamje nga faqja ne internet

Një faqe në internet e quajtur (yellowhousealbania.com) ose “Shtëpia e Verdhë në Shqipëri”  ironizon me akuzat për trafikim të organeve nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sajti, që promovon me ironi trafikun e organeve të serbëve, mund të shikohet në anglisht dhe në shqip, si dhe ka një faqe në Facebook.

Shtepia e Verdhe, ku mendohet se eshte kryer trafik organesh

Faqja ndër të tjera përfshin dhe dëshmi të disa prej protagonistëve të debatit lidhur me trafikun e organeve, ish ministrin e Jashtëm, Vuk Jeremiç dhe eurokomisionerin, hartuesin e raportit te trafikut te organeve, Dik Marti, apo edhe mbështetësen e tezës, Karla del Ponte.

“Shtëpia  e verdhë në Shqipëri është fantastike! Vjet ndryshova trurin tim të dëmtuar me ind funksional derri e tani ndihem shumë mirë. Tani mund të punoj dhe ta shijoj jetën si kurrë më parë. Faleminderit Shtëpia e Verdhë. Rekomandoj pa rezerva!”- citon faqja Jeremiç, duke e prezantuar si një klient

Ofertat ironizuese ne Facebook

“Në shtëpinë e verdhë në Shqipëri rizbulova vetveten! Isha trajtuar mbi katër herë në pjesë të ndryshme të botës, por doktorët nuk mund të më gjenin çfarë problemi kisha me trurin. Derisa më në fund përjetova vetë i pari teknologjinë e Shtëpisë së Verdhë Shqipëri. Tani dhe unë besoj!”- citohet Marti.

Sajti ka edhe një faqe në Facebook, në të cilën mund të shihen videomontazhe dhe fotomontazhe që drejtohen kundër serbëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura