Akuza për evazion fiskal në Spanjë, gjobë rekord për Hames Rodrigezin

Jul 27, 2018 | 20:05
SHPËRNDAJE

Hames Rodrigez nuk është i pari dhe nuk do të jetë as i fundit futbollist, që gjobitet me një shifër monstruoze për shkak se nuk ka derdhur taksat e të drejtës së imazhit të tij ndërsa luante në Spanjë. I transferuar në Madrid në 2014-ën, ylli kolumbian, aktualisht lojtar i Bajernit, deklaroi 12 milionë euro të ardhura si një jorezident.

hames

“El Mundo” zbulon se Thesari Spanjoll e ka gjobitur me 11.65 milionë euro, duke qenë se ai konsiderohet një rezident. Për më tepër, akuza pretendon se mesfushori duhet të kishte deklaruar edhe 3 mln eurot që fitoi te Monako gjatë muajve të 2014-ës përpara transferimit te Reali. Kjo do të thotë se Hames u bashkohet emrave të Kristiano Ronaldos, Koentraos, Falkaos, Mesit, Modriçit dhe Murinjos, të cilët akuzohen për evazion fiskal në Spanjë. Por gjoba që ka marrë Hames është më e larta që një futbollist ka marrë këto vitet e fundit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura