Akuza mjekëve për neglizhencë, vëllai i 30-vjeçares thyen xhamin e maternitetit! Ja çfarë dyshohet se e shkaktoi vdekjen e të resë

Feb 1, 2023 | 14:20
SHPËRNDAJE

Familjarët e viktimës Mimoza Veizaj, e cila vdiq disa ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj, akuzojnë mjekët për neglizhencë.

koco gliozheni

Burime për Panorama TV, raportojnë se madje vëllai i 30-vjeçares ka thyer xhamin e maternitetit.

Mësohet se e ndjera ka sjellë në jetë foshnjën me lindje normale të shtunën dhe ka dalë nga materniteti Koço Gliozheni të hënën. Burime gjithashtu bëjnë të ditur, se paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes së 30-vjeçares ka qenë tromboemboli pulmonare e shoqëruar me arrest kardiak.

Lexoni edhe: “Nuk iu është dhënë shërbim”- Vdiq në maternitet disa ditë pas lindjes, flasin familjarët e 30-vjeçares: Kishte dhimbje të forta, kur i doli efekti i gjilpërës na tha se…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura