Akuza e Rusisë, reagon shefi i laboratorit britanik: Nuk ka dal asnjë agjent prej nesh

Mar 23, 2018 | 22:16
SHPËRNDAJE

Shefi ekzekutiv i laboratorit britanik “Porton Down” ka mohuar kategorikisht mundësinë që agjenti nervor i përdorur për helmimin e ish-spiunit rus dhe vajzës së tij të ketë dalë ky mjedis, sikurse nuk mund të lidhet asnjë agjent nervor i magazinuar atje me tentativën për vrasjen e tij.

Gary Aitkenhead është shprehur për BBC-në se, sugjerimet nga ana e Rusisë se afërsia e laboratorit me vendngjarjen e incidentit në Salisbury mund të lindë dyshime, ishin krejtësisht irrituese.

_100546204_porton_getty

“Nuk ka “asnjë mënyrë” asnjë agjent nervash që mbahet në laboratorin Porton Down të Britanisë së Madhe, që mund të lidhet me helmimin e një ish-spiun rus dhe vajzës së tij”, citojnë mediat e huaja.

Njoftimi thotë se, kushdo që ka qenë në njërin prej dy destinacioneve mes orës 13:30 të së dielës së 4 marsit dhe së hënës, duhet të paraqitet për të dorëzuar veshjet e tyre kundrejt kompensimit.

Një këshillë e mëparshme e këtij departamenti u bënte thirrje njerëzve të lanin gjithçka mundeshin si masë paraprake, ndërsa rrobat që kishin nevojë për pastrim kimik t’i fusnin në qese plastike të dyfishta, deri në një njoftim të dytë.

Ky zhvillim vjen teksa udhëheqësit e BE-së kanë premtuar veprime të mëtejshme të koordinuara kundër Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj sulmit, duke përqafuar kështu paralajmërimin e kryeministres Theresa May se helmimi përfaqëson nëj sfidë ndaj vlerave të përbashkëta europiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura