Shpërndanë leje legalizimi në prag të zgjedhjeve/ Ky është vendimi i KAS për kreun e Kadastrës Lushnje dhe deputetin e PS

Jan 22, 2021 | 13:40
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, (KAS), ka dalë sot me një vendim lidhur me kreun e Kadastrës së Lushnjes Arben Qalliu, i cili së bashku me deputetin e PS-së, Bujar Çela kanë shpërndarë leje legalizimi ditët e fundit të vitit 2020.

Në përfundim të shqyrtimit KAS vendosi të shfuqizojë gjobën prej 1500 lekësh të vendosur nga KQZ për kreun e Kadastrës. Po ashtu u rrëzua ankimimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me vendosjen e sanksionit administrative ndaj deputetit Bujar Çela.

lir Rusmajli i bashkoi votat e tij me të dy anëtarëve të tjerë të sjellë nga PS, dhe pranoi kërkesën e drejtorit të Kadastrës së Lushnjes për pafajësi.

Lidhur me rastin LSI depozitoi një ankesë në KQZ. LSI akuzon deputetin Çela për shpërdorim detyre dhe përdorim të burimeve shtetërore për qëllime elektorale.

Në arsyetimin e KAS thuhet se nuk vendosen masa dënuese ndaj deputetit sepse veprimtaria nuk ka qenë publike, megjithatë theksohet se ajo bie në kundërshtim me parimin e neutralitetit të administratës.

Ndonëse nuk vendosim dot masa dënuese për shkak se veprimtaria nuk ka qenë publike ashtu si e kërkon Kodi, pavarësisht nga këto edhe pse veprimtaria nuk është e dënueshme, bie në kundërshtim me standard-in tonë të zgjedhjeve sepse cenon parimin e neutralitetit të administratës. Prandaj i kemi kërkuar agjencisë së Kadastrës që të mbaj qëndrim aktiv dhe të marrë masa që veprime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, tha në një deklaratë Ilir Rusmajli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura