Akuza e LSI: Aksham pazari që po bën kryeministri ynë shkollëpakët!

Aug 12, 2017 | 11:31
SHPËRNDAJE

Ish-kreu i LSI-se, Petrit Vasili ka vijuar edhe sot akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke e etiketuar ate “kryeministri yne shkollepaket”.

petrit vasili i ri

Duke reaguar pas postimeve te perditshme te Rames, te artikujve per turizmin ne gazetat e huaja, ai shkruan se “kryeministri ynë, bën promocion në gusht, në të dalë të sezonit turistik, pra bën një lloj aksham pazari”.

Postimi i Vasilit

Gjithë bota i bën promocione, panaire turistike dhe reklamë turizmit gjithë vitin, me përjashtim të korrikut dhe gushtit.

Ky shkollëpakëti, kryeministri ynë, bën promocion në gusht, në të dalë të sezonit turistik, pra bën një lloj aksham pazari.

Aferim i qoftë, kaq di kaq bën!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura