Akuza e fortë/ ‘Rama do rrëzohet si Ramiz Alia, mësuesin e vizatimit e kap reforma në Drejtësi në 3 regjistra”

Oct 12, 2017 | 13:35
SHPËRNDAJE

Me tone te forta, akuza dhe nje parashikim, avokat Spartak Ngjela shkruan se kryeministri Rama do te rrezohet njesoj si ndodhi me Ramiz Aline.

Ngjela-Bunkeri

“Ja ky është kryeministri që keni; por është i lig, por naiv. Asgjë nuk do të arrijë: do rrëzohet nga mungesa e parasë sikurse edhe Ramiz Alia. Një psikologji kanë këta kuqalashë makabër. Dhe njësoj rrëzohen: nga varfëria ekstreme që iu imponojnë popullit në favor të pushtetit të tyre”- shkruan Ngjela.

Postimi i Ngjelës

A e kuptoni marrëzinë Rama për gjeneralizimin e TVSH- së.
Të gjitha llojet e biznesit duhet të paguajnë TVSH!
E dini pse?
Për të mbajtur pushtetin e tij personal duke zhytur edhe më thellë varfërinë shqiptare; sepse kjo menjëherë do të ngrerë çmimet; se TVSH-në nuk e paguan kapitali, por blerësit.
Dhe, a e dinë pse e ndërmerr këtë masë groteske dhe të ligë kundër të gjithë shqiptarëve ky?
Sepse është në embargo nga Perëndimi.
Dhe, a e dini Pse?
Sepse është kundër Reformës në Drejtësi dhe ajo e kap si të korruptuar.
Po nuk është vetëm TVSH-ja. Ka edhe masa të tjera zhvatëse.

Ja ky është kryeministri që keni; por është i lig, por naiv. Asgjë nuk do të arrijë: do rrëzohet nga mungesa e parasë sikurse edhe Ramiz Alia.
Një psikologji kanë këta kuqalashë makabër. Dhe njësoj rrëzohen: nga varfëria ekstreme që iu imponojnë popullit në favor të pushtetit të tyre.

I.
Vërtet mendoni që mund të mbijetojë nga një embargo perëndimore një mësues i thjeshtë vizatimi që urren këpucët klasike dhe demokracinë?

Pse çfarë e dini Enver Hoxhën ju, gjeni siç thotë Rama? Jo mo jo, thjesht një gjimnazit mediokër që çoi shqiptarët në mjerim se vetë atë e kapi reforma antistaliniane për krimet që kishte kryer. Nuk donte të përgjigjej, dhe e morri Shqipërinë dhe e degdisi në Kinë.

Kurse mësuesin e vizatimit e kap Reforma në Drejtësi në tre rregjistra: vetë, familjen dhe shokët e tij të pasuruar nga ai vetë.
Më gjithë mend e ka ky pafille se mund të mundë Uashingtonin dhe Berlinin, në vendosjen e moralitetit në qeverisjen shqiptare kur këta kanë shqiptarët me vete!

Është i humbur… E kujtoi politikën dhe pushtetin një telajo kanavace ku mund të zhgarravitë çfarë të dojë, dhe të kënaqet me zhgarravinat e tij.
Jo, zotëri! Ke hyrë në një rregjistër të rrezikshëm, njëlloj si mjeku modest Sali Berisha që mendoi se më pushtet mund të bëhej milioner, madje mundësisht që të shpërbëjë edhe Shqipërinë.

II.
Asgjë nuk do arrish duke varfëruar popullin me marrëzinë tënde për të mbajtur një pushtet që nuk e di as vetë se përse e do, kur nuk di të bësh asgjë – kjo i thuhet këtij Kryeministri veshur me atlete.

Masa tjetër varfëruese e tij kundër shqiptarëve është rritja pa fre e borxhit, dhe kërkon të dëbojë FMN- në nga Shqipëria që të zhvasë popullin e varfër shqiptar.
Asgjë nuk arrin dot. Se do t’i thellohet embargoja perëndimore. Ku di ky injorant se ç’është Amerika!

Kjo është një kohë që nuk çahet dot. Dhe si e sollën punët rranë në humnerë me të njëjtin kamion, edhe Berisha edhe Rama.
Komedi ishte, sigurisht, por aktorët e luajtën me makabritet maksimal deri në minutën e fundit.

Ramiz Alia, mendoi të rrinte në pushtet me tufëzat dhe arrëzat, dhe iku pa kuptuar asgjë.
Ramë ziu kërkon të rrijë në pushtet me embargo perëndimore, duke zhvatur dhe varfëruar popullin me borxh publik, me taksa absurde, me gjoba… se s’ka para të japë as rrogat. Turp!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura