Berisha: Marrëveshja mafioze e portit të Durrësit mes klanit Rama dhe klanit Basha. Kunati ishte “pika e mjaltit”. Reagon ish-kreu i PD: Shpif dhe gënjen

Nov 24, 2022 | 12:20
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryetari i PD Sali Berisha ka bere akuze te forte edhe kete te enjte jashte Parlamentit, per marreveshjen e portit te Durresit, per te cilen tha se eshte lidhur mes Klanit Rama dhe klanit Basha.

“Klani Rama me klanin Basha. Kjo është faktuar. Ai që ishte, e them për të thënë të vërtetën se ai që ishte administrator i simfonisë, se ishin në simfoni të dy në parajsë, ai ishte administrator dhe i Ramës dhe i Bashës.

I ndërmarrjes simfonia apo dhe kunatit, mos kujtojë kush se po bëj akuzë politike por po them të vërtetën shumë të hidhur”, tha Berisha duke theksuar se nese ka deputete te tjere te PD te perfshire, do te denoncohen.

Sali Berisha:

Ndiqeni sot këtë seancë vetëm për një moment përfytyroni, kjo marrëvesdhje ishte për tragjedinë e shqiptarëve marrëveshje pozitë opozitë, kjo është e vërteta.

Por jo pozitë-opozitë si formacione politike, por si persona hajdutë të pamëshirë.

Klani Rama me klanin Basha.

Kjo është faktuar. Ai që ishte, e them për të thënë të vërtetën se ai që ishte administrator i simfonisë, se ishin në simfoni të dy në parajsë, ai ishte administrator dhe i Ramës dhe i Bashës.

I ndërmarrjes simfonia apo dhe kunatit, mos kujtojë kush se po bëj akuzë politike por po them të vërtetën shumë të hidhur.

Ky zotëri tha që dhashë dorëheqjen nga ndërmarrja e Bashës dhe jo simfonia.

Pas një muaji doli që ai funksiononte te ndërmarrja e Bashës dhe simfonia ai ishte pika e mjaltit kjo ishte marrëveshje e përgatitur nga dy krerët.

Opozita e blerë me marrëveshjen mafioze të portit të Durrësit.

Administratori i ndërmarrjes së familjes ishte administratori i simfonisë së Emaar.

Nuk kam dijeni për deputetë të tjerë por cilido të jetë do e denoncoj si megahajdut.

Ju nuk mund të imagjinoni cfarë rregullash janë shkelur.

REAGON BASHA

Ish kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar në përgjigje të akuzave të Sali Berishës në lidhje me përfshirjen në marrëveshjen për Portin e Durrësit.

Në përgjigjen e tij, Basha akuzon Berishën “dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit”.

Reagimi i Lulzim Bashës: 

Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty.

cde9d026-9010-4a94-9900-75bd745693a8 40b711b6-bbf4-46a2-967c-b2bb15ceb92d

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura