AKU sekuestron sallamet “Wudy AIA”: Kujdes nëse i blini

May 24, 2016 | 11:25
SHPËRNDAJE

Drejtoria Rajonale e AKU në bashkëpunim me zyrtarët e Seksionit të Krimit Ekonomik kanë bllokuar një sasi të madhe sallami të llojit “Wudy AIA” për mungesë dokumentacioni gjurmueshmërie.

SallamiBllokimi u bë në subjektin magazine frigoriferike “Ismet Darsi” në rrugën Butrinti, në Laknas të Tiranës.

Nga inspektimi rezultoi se në këtë subjekt nuk kishte kushte të ruajtjes dhe të tregtimit të produkteve ushqimore, mungesë dokumentacioni të gjurmueshmërisë për produktin sallam “Wudy AIA” dhe dokumentacione gjurmueshmërie për produkte të tjera ushqimore.

Si pasojë, u mor masa e bllokimit të sasisë 3.044 kg sallam të llojit “Wudy AIA” dhe gjobë administrative me vlerën e 100.000 lekëve të reja, shkruan opinion. Zëdhënësi i Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit, Granit Sokolaj pohoi se sasia prej më tepër se 3 ton është e kontrabanduar në territorin shqiptar dhe nuk përmbante asnjë etiketim sipas standarteve të tregëtimit në Shqipëri dhe origjina e mallit është e panjohur.

Konsumatorët shqiptarë duhet të sigurohen që të lexojnë me kujdes etiketat e produktit të mësipërm për të verifikuar se është tregëtuar në mënyrë legale në Shqipëri dhe të dallojnë rrjetin e përcaktuar të shpërndarjes së mallit para se ta blejnë atë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura