Universiteti Luarasi
Panorama Sport
Home » Aktualitet » Fatos Nano, ish kreu i PS shpall kandidaturën për postin e Presidentit

Fatos Nano, ish kreu i PS shpall kandidaturën për postin e Presidentit

Fatos Nano

Ish-kreu i PS shprehet hapur për zgjedhjet presidenciale

“Unë dhe oferta ime jemi aty, po gjej partnerët në të dy kampet për integrimin”

Ish-kreu socialist, Fatos Nano, shprehu dje ambicien e tij të vjetër për postin e presidentit të Republikës. Në një intervistë nga Londra për Top-Channel me gazetarin Arben Manaj, Nano u shpreh se përpjekjet e tij po fokusohen në konsolidimin e klimës së re të bashkëpunimit mes palëve, për të bërë të mundur bllokimin e krizave që kanë penguar integrimin e vendit dy vitet e fundit. Me një gjuhë të matur dhe si të një pretendenti për postin e kreut të shtetit, Nano tha në intervistën e tij se po kërkon partnerë nga të dy krahët e politikës, që të bëjë të mundur arritjen e një stabiliteti politik në vend. I pyetur nëse marrëdhëniet e tij me Edi Ramën kanë ndryshuar, ish-kreu i PS kërkon që këto marrëdhënie të mos jenë pjesë e ndonjë reagimi personal, por të një vlerësimi disavjeçar të tij në PS dhe në qeverisjen e vendit. Për këtë ai nuk sheh ndonjë pengesë në rivendosjen e “të gjitha marrëdhënieve që bëjnë të mundur jo vetëm riaktivizimin e vlerave konkurruese të së majtës në Shqipëri, por edhe kontributet e saj kombëtare në bashkëpunim me faktorë të tjerë të moderuar të politikës”. Si një person që i sheh gjërat mbi palët dhe jashtë politikës së ditës, Nano e konsideron bllokimin e statusit të vendit për në BE si përgjegjësi e të dyja palëve politike. “Unë besoj se secila palë e di përgjegjësinë e saj dhe unë jam i bindur që asnjëra nga palët nuk mund ta kryejë vetëm detyrën kombëtare të integrimit”, shprehet Nano në intervistën e tij.
Z.Nano, mirë se vini sërish ekskluzivisht pas disa vitesh në Top-Channel dhe kam përshtypjen se kohët e fundit jeni disi i tërhequr nga politika aktive. Është e vërtetë kjo, apo është thjesht një parapërgatitje ndoshta për një hap  tjetër më të madh?
Mirë se ju gjej dhe besoj se ka një domethënie të njohur edhe për publikun që Top-Channel dhe z.Nano takohen në Londër. Më lejoni të them që është e lehtë të jesh i pranishëm në konfliktet e politikës shqiptare. Është e vështirë të tërhiqesh në distancën e duhur për të nxitur palët në konflikt që të qetësohen dhe të gjejnë dhe rivendosin urat e komunikimit. Unë jam në Londër me ftesë të Institutit Europian të Shkollës Ekonomike të Londrës (London School of Economics LSE) për të folur për Shqipërinë, për të paraqitur vendin tim. Është e dobishme që të gjithë, të tërhequr ose jo, ta ndihmojnë Shqipërinë të prezantohet, të njihet, të bëhet tërheqëse dhe të gjejë sa më shumë partnerë në një moment kyç të rrugës së saj drejt Europës së Bashkuar, kur edhe Europa ka problemet e saj.
Zoti Nano, kam përshtypjen se kohët e fundit keni një fjalor disi të kujdesshëm, shumë asnjanës, si një president në pritje. A e keni vendosur, do të kandidoni për postin e presidentit në zgjedhjet e vitit të ardhshëm?
Unë dhe oferta që ju e shprehët në mënyrën tuaj profesionale, jemi aty, me angazhimin dobiprurës për më shumë iniciativa dhe hapësirë bipartizane ose jopartizane, në politikën shqiptare dhe në komunikimin e saj me familjen europiane, për të bërë të kundërtën e asaj që ka ndodhur për fat të keq dy vitet e fundit, kur dhe kampet e majta dhe të djathta të Parlamentit Europian nisën të mbrojnë lojtarët respektivë, anëtarët përkatës të familjeve në debatin dhe konfliktin që solli ngërçin e njohur, që bllokoi dy herë rresht kërkesën e Shqipërisë për t’u futur në rrugën e anëtarësimit të plotë. Dhe jam shumë i vëmendshëm për të gjetur partnerët, në të dy kampet, që më në fund do ta bënin të qëndrueshme prirjen që po shfaqet muajt e fundit, për të konkurruar me njëri-tjetrin, pa shkatërruar axhendën kombëtare të integrimit.
Z.Nano, Shqipëria sërish edhe në samitin e fundit në Bruksel nuk pati ndonjë zhvillim në kuadrin e integrimit në Bashkimin Europian. Kryeministri Berisha thotë se fajin e ka opozita. Ju jeni në të njëjtën mendim me atë që thotë z.Berisha, se fajin më shumë e ka opozita?
Unë besoj se jemi shumë vonë për të gjetur fajin. Unë besoj se secila palë e di përgjegjësinë e saj dhe unë jam i bindur që asnjëra nga palët nuk mund ta kryejë vetëm detyrën kombëtare të integrimit.
Cila ka më shumë faj nga të dyja palët z.Nano?
Ky nuk mund të jetë një terren konkurrimi negativ. Pra, të dyja palët kanë potencialet, eksperiencën, përfaqësuesit e duhur dhe të pazëvendësueshëm. Këtë e tregojnë edhe rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri. Pak a shumë, elektorati është i ndarë përgjysmë dhe Shqipëria nuk mund të hyjë me gjysma, as për shkak apo për faj të gjysmës së saj në Europë. Duhet të gjithë të vendosin duart, në formën që edhe fëmijët mbajnë njëri-tjetrin, që Shqipëria të mos humbë në mjedisin e ngarkuar me shumë probleme që ka edhe Bashkimi Europian sot.
Z. Nano, si i keni marrëdhëniet me gjysmën tuaj të familjes suaj politike, me Partinë Socialiste dhe me z.Rama, të përkeqësuara, inekzistente apo irelevante?
Kjo është e njohur, unë nuk mund t’i shtoj ndonjë gjë të veçantë. Nuk bëhet fjalë për një reagim personal, ndaj një investimi shumëvjeçar që është i pranishëm në reformimin dhe në sjelljen e së majtës në qeverisje me rekordet përkatëse dhe në aftësitë konkurruese që ajo ka shfaqur në politikën shqiptare. Besoj se është e mundur që të rivendosen të gjitha marrëdhëniet që bëjnë të mundur jo vetëm riaktivizimin e vlerave konkurruese të së majtës në Shqipëri, por edhe kontributet e saj kombëtare në bashkëpunim me faktorë të tjerë të moderuar të politikës shqiptare, që do të përshpejtonin procesin e integrimit.
Z.Nano, ka shumë njerëz që po e ndjekin këtë intervistë dhe që thonë: përsëri klasa e vjetër politike do të na drejtojë ne, edhe pas 20 vjet e ca pluralizëm?! Ju si do u përgjigjeshit këtyre njerëzve që e kanë këtë lloj shqetësimi, pasi kam përshtypjen dhe ju ndoshta mund të më ndihmoni se besoj se nuk ka ndonjë vend në Europën Lindore, që ata drejtues që e filluan procesin e demokracisë, të vazhdojnë të jenë sot e kësaj dite në pushtet, ose të aspirojnë siç po aspironi edhe ju?
Nuk besoj se kjo mund të trajtohet në mënyrë kinematografike. Madje edhe në produksionet e Hollivudit vlerësohen më shumë aktorët me eksperiencë, të cilët vërtet tërheqin publikun. Besoj se këtë e vendos vota, e vendos një publik i informuar dhe i vëmendshëm ndaj eksperiencës dhe ideve që çojnë vendin përpara. Dhe sidoqoftë, le ta konsiderojmë si një shenjë vitaliteti, që Shqipëria vazhdon të përtërihet, duke siguruar një komunikim jo të keq midis brezave.

Arben Manaj/Top-Channel

Me shume nga kjo kategori:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

22 Komente per “Fatos Nano, ish kreu i PS shpall kandidaturën për postin e Presidentit”

  1. -ZOTI NANO KA KONTRIBUTIN E TIJ NE MOS ARRITJET 20 VJEQARE NE VEND,NUK MUND TE KERKOSH NJE POST TE TILLE ME JETEN QE JU BENI NE EUROPE ME PARATE E POPULLIT.
    -KARRIERISTE ME THEKSE TE TILLA PERSONALISHT ME JAPIN VETEM NEVERI,SEPSE VENDI NGA KETA POLITIKANE ESHTE ME I VARFERI I EUROPES,KU RESURSET EKONOMIKE NUK MUNGOJNE.
    -SIPAS MEJE PRESIDENT DUHET TE MOS ZGJIDHET ASNJE PERFAQESUES QE KA MARRE PJESE NE POLITIKEN SHQIPTARE,POR NJE JASHTE PARTIVE POLITIKE SI RASTI I MOISIUT,TE TJERET TE GJITHE NE SHTEPI E SHUME PREJ TYRE PARA DREJTESISE SE POPULLIT.
    -ESHTE MIRE QE SHTYPI DUKE QENE I LIRE TE PROPOGANDOJE PER KANDIDAT PER PRESIDENT FIGURA JASHTE PARTIVE POLITIKE,TE CILET DO TI VLENIN VENDIT SHUME ME TEPER SE ATO TE PARTIVE,TE CILET NUK DO TE KENE EKSPERIENCA KORRUPTIVE,PRA DO TE JENE SHUME ME TE PASTERT.
    MURATHULI@LIBERO.IT
    -NUK ME PELQEJNE KOMENTET ME PSEUDONIME.

  2. presidenti nuk duhet te je ne asnje parti politike.zoti nano eshte i denuar politikisht nuk duhet te mendoje fare per president ai eshte mesuar te beje kariere me kriminelet e shqiperise turp per shqiperine per te gjitheshqipetaret qe nuk jane te zite te zgjedhin nie president qe te mendoje per vendin

  3. NA DUHESH O KOMANANT, SE AY QE TE EMROJ TY KA VDEKUR, KE MBETUR VETMI KONUNIST LIBERAL, HAJDE TA PROVOJME SE PAK KEMI PROVUAR NGA TI.

  4. z nano ti me berishen e leka zogaj jeni hajdutet me te medhenje te historis shqiptare.ku i ke gjetur gjithato para qe bene jete luksoze me familjen tende .apo jano te xhoit sic ke thene .ku i gjeti ajo more gjithate pasuri emigrante ne greqi ishte.ne shqipri cdo gje ndodhe munde te edhe president edhe kryeminister edhe mbret ju e keni lene shqiprine me te varfer e me te korruptuar ne evrope .

  5. sec ka dicka te perbashket me Pacollin,po me pare le te marre ok nga institucionet e sigurise kombetare e te kandidoj.

  6. Eshte njeriu me i denje per kete post,eshte nje personalitet qe perfaqson te gjithe shqipetaret (Jo si Presidenti aktual qe beri gabimin e pafalshem ku duke sulmuar nje person si Jozefinen ai ofendoj me shume se gjysmen e Shqipetarve.

  7. zoti fatos po te zgjidhet president do te jete gjeja me e ndyre dhe me ofenduese per gjysmen e shqiptareve qe e thot vete zotnia,ai ka qene dhe eshte kundra zotit edi rama,ai nuk thote se pergjegjsine e ka sali me gjithe ilirin ,lulzimin kto jane shoket e fatos nanos,qe kur u vodhen votat me 8 maj ai pinte me kto hajduter,jo zotni shkoni dhe mos u duk ma ne shqipni,shqiptaret kane nevoje per nji president qe te zgjidhet prej popullit,apo ke ardh me fitu noj tender

  8. nanos ju sosen florinjte e popullit tani do te tjera.JAZEK

  9. C’ne! Na doli emri i ketij ne kuader te riciklimit te plehrave?

  10. Pse vetem nano eshte per te drejtuar.ceshte ky njeri qe nuk ka turp per ate tradheti qe beri socialisteve nga Triestia e deri ne pallatin e brigadave duke e shitur pushtetin me lek dhe na kerkoka prape pushtet qe ta perdori si te doje ,ja ku e kemi presidentin topi qe ka ditur te dale mbi partite edhe pse nuk ju vjen mire

  11. Si antikomunist jam kundra kanditatures se z. Nano! E bukura eshte qe kundra tij eshte edhe Partia qe ai vete e ri-emeroi e ri-themeloi, dhe qe eshte kryetar nderi i saj! Kundra tij jane ate qe duhet te ishin votuesit e tij me te zjarrshem pra ish-komunistat (socialistat) deri edhe z. Rama qe sikurse thote z. Nano e mori me thonj te paprere dhe e beri minister! Ata jane jo vetem kundra tij POR po te kishin gje ne dore edhe do ta hanin te gjalle sikurse kane vepruar historikisht me “tradhetaret” brenda partise!
    Ndersa une voten nuk ja jap kurre POR do ta vleresoja si nje personalitet politik me nje zgjuarsi te jashtezakonshme qe fatkeqesisht ishte ne krahun e gabuar te politikes!

  12. Mjaft me 20 vjet me treshen e mosketiereve Sali, Fatos, Ilir ! Me keta deri ketu arrijme,keta nuk “nxjerrin” me sado qe tua shtypesh “pedalen e gazit”.Duhen provuar te rinj e jo te riciklohen “mbetjet dytesore”.

  13. O Z.Nano ti gjthcka mund te behesh por President dhe NE PUSHTET TI NUK VJEN ME ,mbasi si ti edhe Saliu u puthet per inatin e Popullit dhe se per njeri tjetrin gjithcka te piset e gelltitet ,dhe cfare Personaliteti te ngeli ty e cbere ti per Shqiperine e Shqiptaret e more Pushtetin te varfer dhe e le me te varfer por vete u pasurove me Taksat e te Mjerit Sovran,
    tani kerkon ma Saliun President ,ti President dhe Saliu Kryeminister dy Hajdute Kriminel ,Gabohesh ti dhe Saliu ne Drejtesi e keni vendin perballe ketij Populli ,Turpi ju mungon juve per pushtet .

  14. Jam me bindje te djathta keshtu qe politikanet per te cilet kam njefare respekti jane shume pak dhe Nano nuk hyn tek ata. Megjithate kur shoh se kush erdhi pas Nanos ne PS atehere them te keqen e Nanos.

  15. or po nuk ka me burra ky vend vetem keta e kane mare me tapi mor duhet te zhduken nga faqa e politikes mor popull .Ore kush eshte ai politikan ne kete vend qe ska bere zullume ne kurriz te ketij populli si prap po keta . ore lereni njehere kete [popull te zgjedhe cfare te doje pa drejtimin tuaj hileqar

  16. TE SJELLESH FATOS NANON NE POLITIK ESHTE BERE NJE MODE E POLITIKANEVE DUKE FILLUAR NGA SALI BERISHA QE NGA PRESIDENT U BE KRYEMINISTER DHE PUTIN NGA PRESIDENT U BE KRYEMINISTER DHE NGA KRYEMINISTER KERKON TE BEHET PRAPE PRESIDENT. KETO FENOMENE NDODHIN VETEM NE VENDET ISH KOMUNISTE DHE DIKTATORIALE. FATOS NANO PO BENE NJE JETE PRRALLORE NE EVROPE DHE TANI KERKONE TE KTHEHET PRAPE NE POLITIKE QE TI VEJE ZJARRIN SHQIPERIS SIC PO JA VE SALI BERISHA DHE EDI RAMA. POPULL SHQIPETARE. NGRIHUNI DHE CFAROSNI TE GJITHE NANJANET SALJANET DHE TE GJITHE HAJDUTET E SHQIPERISE.
    VETEM INTELEKTUALET E NDERSHEM SHQIPTARE NE BASHKPUNIM ME DIASPOREN QE PO SHKOLLOHEN NE UNIVERSITETET ME TE DEGJUAR TE BOTES MUND TA SHPETOJNE SHQIPRINE DHE SHQIPTARET NGA DUART E KRIMINALVE QE NUK DUAN TA LEJNE POLITIKEN SEPSE U IKIN NGA DUART PRIVILIGHET.
    SHPORRINI KETA KRIMINELE SA ME PARE QE TI HAPNI RUUGES PROGRESIT DHE PERPARIMIT KOMBETARE . SHQIPERIA E SHQIPTAREVE VDEKJE E KUSAREVE.

  17. Doli prape ky dallkauku. Gabimi me i madh te zgjidhet ky person si President. Mjaf me me njerez te tille. Shqiperia ka nevoje per te ndershem.Po ku jane?

  18. me keta lloj politikanesh qe jan sot ne skenen shqiptare, ku u mungon kultura politike dhe nacionalizimi per shqiperin,them se figura e nanos ja vlen:
    e para – se ka kultur politike
    e dyta- di si ta paraqes shqiperin ne bote
    e treta- ka diplomaci dhe eshte i pergjegjshne per ate qe do te arrij.
    e kterta – di te mbaj ekulibre, midis palve,eshte i sigurt se dhe dy lideret e sotme te politikes do te gjejn gjuhen per te mbajtur shqiperin me paterica deri ne kalimin e post krizes, vecse vetem me Nanon.

    ky popull duhet te mesohet per te mos bej me eksperimente me te rinje te cilet sa fillojn postin harrojn idelin dhe leshohen mbi detyren vetem si te pasurohen me mandatin e popullit..
    Z. NANO TE UROJ SUKSESE PER DETYREN E RE PER TE MIREN E SHQIPERIS, JUVE DUHET TE NJHUR NGA AFER, QE TE MOS DENIGROHET FIGURA JOTE NGA DISA SERVIL DHE MEDIOKER, QE NUK KANE AS ME TE VOGEL NDJESI ATDHETARE PER INTERESAT E KETIJ VENDI. SUKSESE.

  19. Diktatura Berisha – Nano do te veje ne jete porosite e diktatorit Alia

  20. Jam dakort me te gjithe komentet e mesiperme por nje gje duhet te dini se vetem Fatos Nano mund te ballancoje forcat politike shqipetare ai ka potenciale te mjaftueshme intelektuale dhe aftesi qe mund ta beje me mire se cdo shqipetare tjeter qe pretendon aq me shume per presidentin e mefshte dhe pa ndonje kulture diplomatike qe kemi tanishem .
    deshiroje qe ta koptoni realitetin e vertete te shoqerise shqipetare dhe perfaqesuesit e saj ne politike.

  21. Shqiperia ka nevoje per pushtete te balancuara,presidenti te pakten teorikisht duhet te jete gjitheperfshires.Fatos Nano ka kapacitetet e duhura per nje funksion te tille.Une do deshiroja nje president te djathte por atehere vendoset ne menyre figurative nje ”tirani,,e se djathtes duke pasur gjithe pushtetet.Ne duam te ndertojme shtetin e se drejtes dhe ne te ka pjese dhe opozita.Nanon nuk e duan nje pjese e te majteve ndjekes te verber te kryetarit aktual Rama.Sa shpejt u harrua fjala e asaj socialistes ne Berat;Edhe bar do hame vetem ju te jeni bashke…….Kush po e percan sot te majten….NUk me takon mua ta them.

  22. Po duket perseri HIENA ne horizont.Po ku jeton more engjell?jashte shtetit? po ku i more parate se te paguash qirane duhet cdo muaj te pakten 800euro ne Austri?I ke fituar me djerse?po sa e kishe rrogen?a ta bejme pak llogarine?Ske faj ti po populli naiv shqiptar qe ska qene dhe nuk do jete ne gjendje kurre ta cliroje popullin vete nga hajdutet por kane ardhur te tjeret ose hajdutet kane ikur vete pasi jane ngopur.Nuk ka ZOT se po te kishte do ta mbyste te pakten nje politikan ne dite.Haku i ketij populli te denofte ty dhe te gjithe hajdutet qe po pijne gjakun popullit.

Beni nje Koment


Sondazh

Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

Shikoni rezultatet

Loading ... Loading ...




Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

Erjoni Ndertim

ARKIVA

Maj 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Pri    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept