Universiteti Luarasi
Panorama Sport
Home » Aktualitet » E shoqja: Ardian Klosi nuk tentoi vetëvrasjen, ishte i stresuar, merrte qetësues

E shoqja: Ardian Klosi nuk tentoi vetëvrasjen, ishte i stresuar, merrte qetësues

Ardian Klosi me bashkëshorten Jutta Benzenberg

TIRANE / Bashkëshortja e Ardian Klosit kontaktohet nga hetuesit: Ishte i stresuar dhe pinte shumë qetësues.

Jutta Benzenberg i tha Policisë se publicisti kishte mbingarkesë.

Publicisti Ardian Klosi është helmuar për shkak se ka konsumuar një sasi të madhe tabletash antidepresive dhe qetësues të ndryshëm, por nuk ka tentuar vetëvrasjen. Burime nga Policia e Tiranës thanë dje se rasti nuk është regjistruar si tentativë vetëvrasjeje dhe asnjë nga familjarët e tij nuk ka pretenduar për një ngjarje të tillë si vetëvrasje. E kontaktuar nga oficerët e Policisë së Komisariatit nr.1, bashkëshortja e Ardian Klosit, fotografja gjermane Jutta Benzenberg, me të cilën publicisti ka edhe dy vajza, 18 dhe 16 vjeçe, ka hedhur poshtë versionin e mjekëve për një tentativë vetëvrasjeje. Sipas saj, bashkëshorti i saj 54-vjeçar merrte mjekim, qetësues të ndryshëm antidepresivë, për shkak të mbingarkesës së fortë emocionale, por nuk ka tentuar asnjëherë të vrasë veten. Edhe ngjarja e dy ditëve më parë, sipas bashkëshortes së Ardian Klosit ka ardhur për shkak se ai mund të ketë konsumuar tableta qetësuese më shumë sesa duhet, gjë që ka sjellë përkeqësimin e shëndetit të tij. “Kohët e fundit ka qenë shumë i stresuar dhe merrte mjekim për t’u qetësuar. Stresi i vinte nga angazhimet e shumta që kishte së fundmi dhe probleme që ka çdo familje. Por nuk ka tentuar aspak të vrasë veten”, është shprehur për Policinë bashkëshortja e publicistit Klosi. Nga ana tjetër, edhe Policia e kryeqytetit përjashton regjistrimin e ngjarjes si vetëvrasje e mbetur në tentativë. Të njëjtat burime u shprehën se për aq kohë sa familjarët e tij nuk pretendojnë për tentativë vetëvrasjeje, Policia nuk mund të nisë hetim në lidhje me ngjarjen. Madje edhe dy ditë para ndërrimit të viteve, Komisariati Nr.1 është vënë në dijeni nga urgjenca e QSUT, se është paraqitur për mjekim Ardian Klosi, pasi kishte konsumuar një sasi ilaçesh antidepresive. Por edhe në këtë rast familjarët e tij nuk kanë pasur pretendime dhe ngjarja nuk është regjistruar në Polici.
HELMIMI
Policia e Tiranës është njoftuar mbrëmjen e së shtunës nga urgjenca e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, se publicisti Ardian Klosi ka pësuar helmim nga konsumimi në sasi të madhe i medikamenteve antidepresive dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Duke e konsideruar ngjarjen si një vetëhelmim të mundshëm të 54-vjeçarit, dy oficerë të Komisariatit nr.1 kanë marrë kontakt me familjarët e Klosit, të cilët ndodheshin tek Spitali Nr.5, ku ishte shtruar për të marrë mjekim i afërmi i tyre. Por gjatë bisedës me Policinë, bashkëshortja e tij, Jutta Benzenberg dhe të afërm të tjerë kanë hedhur poshtë tentativën për t’u helmuar, duke e cilësuar ngjarjen thjesht si një përkeqësim të shëndetit të tij, nga përdorimi i tepërt i qetësuesve. Gjendja e Ardian Klosit mbrëmjen e së shtunës paraqitej mjaft serioze dhe në rrezik për jetën, por dje shëndeti i tij është përmirësuar dhe vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Psikiatri.

“Publicisti ka nisur të komunikojë normalisht”
Klosi në Psikiatri, mjekët: Ligji i shëndetit mendor s’na lejon të flasim
TIRANE – Dy ditë pas shtrimit në Spitalin Psikiatrik tek QSUT, gjendja shëndetësore e publicistit Ardian Klosi është përmirësuar ndjeshëm dhe e ka kaluar rrezikun për jetën. Klosi është dërguar në spital nga familjarët për të marrë ndihmën mjekësore dhe shkak, sipas burimeve mjaft të rezervuara nga spitali, ka qenë një dozë e madhe ilaçesh antidepresive, që i ka konsumuar njëherësh. Sipas të njëjtave burimeve, Klosi ka pasur simptomat e një helmimi, madje fillimisht gjendja e tij shëndetësore ka qenë mjaft e rëndë, duke rrezikuar edhe jetën. Por të kontaktuar mbrëmë nga gazeta, mjekët e Spitalit Nr.5, ku Klosi ndodhet ende i shtruar, treguan se tashmë ai ka nisur të komunikojë dhe gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm. Mjekët nuk dhanë asnjë detaj më shumë në lidhje me diagnozën, apo për afatin e përcaktuar që ai duhet të qëndrojë në i shtruar në spital, për shkak se informacionet në raste kaq delikate, sipas tyre janë rreptësisht të ndaluara, qoftë edhe për të afërm të tij. Ata konfirmuan vetëm faktin që përkeqësimi i shëndetit të tij, dy ditë më parë, ka ardhur nga konsumimi i tepruar i antidepresivëve pa komentuar asgjë në lidhje me sëmundjen e tij, apo diagnozën e përcaktuar nga stafi mjekësor që është kujdesur për të.

Familja e Klosit “ikën” nga banesa, prej dy ditësh nuk ka njeri
TIRANE – Në vilën e Ardian Klosit, që ndodhet në Sauk, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë, prej dy ditësh nuk ndodhet asnjë pjesëtar i familjes. Aty banojnë bashkëshortja dhe dy vajzat, 18 dhe 16-vjeçare të publicistit të njohur, por dje gjatë gjithë ditës ato nuk ndodheshin aty. Ne tentuam mbrëmë që të kontaktonim me ndonjë prej familjarëve të tij më të afërt, por përveç të lehurave të dy qenve që ndodheshin brenda avllisë së shtëpisë, nuk dëgjohej asnjë zhurmë tjetër. Në citofon nuk përgjigjej askush. Përveç dritave që ndriçojnë oborrin e banesës, nga dritaret duket që brenda është errësirë dhe nuk ka asnjë njeri brenda. Mungesën e familjarëve të Ardian Klosit në shtëpinë e tij e kanë konstatuar edhe forcat e Policisë, të cilat kanë shkuar mbrëmjen e së shtunës për të kontaktuar me ndonjë të afërm të tij dhe për të gjetur ndonjë provë të mundshme që do të shpjegonte depresionin e tij. Burime nga Policia thanë dje se menjëherë pasi janë njoftuar nga spitali për helmimin me antidepresiv të publicistit të njohur, kanë nxituar të shkojnë në shtëpinë e tij, për të zbuluar ndonjë të dhënë më shumë në lidhje me përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore. Por Policia ka arritur të kontaktojë vetëm me një person që ishte punësuar si roje, i vilës së Klosit dhe disa banesave të tjera, i cili ka deklaruar për forcat e rendit se aty nuk ndodhet më askush. Roja është pyetur nga forcat e Policisë në rast se ka ndonjë dijeni rreth ngjarjes, por pa arritur të zbulojë asnjë të dhënë të rëndësishme. Ai ka konfirmuar vetëm faktin që mbrëmjen e së shtunës të afërm të tij e kanë nisur urgjent drejt spitalit me makinën e tyre dhe nuk janë kthyer më në shtëpi.

ETLEVA DELIA

Me shume nga kjo kategori:

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

20 Komente per “E shoqja: Ardian Klosi nuk tentoi vetëvrasjen, ishte i stresuar, merrte qetësues”

  1. I deshiroj sherim te shpejte z. Ardian Klosi, eshte nje prej analistve me te medhenje ne Shqiperi.

  2. Publikimi i te dhenave mjeksore per Z. Klosi eshte jo vetem nje gabim etik i mjekeve kurues, por edhe nje shkelje e ligjit nga mediat. Mund te publikohen vetem ato te dhena qe japin personat e autorizuar familjare te tij, ose nje zedhenes ligjor i Z. Klosi.
    Nje i njohur i i mi me ka treguar nje histori te vertete: Para disa vitesh, nje personalitet nga Shqperia pesoi nje infarkt ndersa nododhej me pune ne SHBA. Pasi u kurua ne emergjencen kardiologjike te spitalit Holly Cross ne Maryland, ne kohen qe ndodhej ne Dhomen e Kurimit Intensiv, iu paraqiten Drejtori i Spitalit dhe zedhenesja e shtypit e Spitalit ku e njooftuan per gjendjen e tij shendetesore dhe e pyeten ne se deshierote te bente donje deklarate ose njoftim per shtypin ose ne ne se donte qe ceshtja te mbahej ne heshtje. Pacienti vendosi qe te mos jepej asnje njoftim. Askush nuk e mori vesh pse ishe shtruar, cfare kishe pasur dhe si ishte kuruar. Edhe sot, infarkti qe pesoi mbetet nje histori e tij personale dhe askush , pervec familjareve dhe mjekeve qe e kane kuruar nuk e di.
    Kur do te mesojme edhe ne nga vendet e civiolizuara. imagjinoni se meketo njoftime, pacienti ne fjale, mund te semuret edhe me keq dhe te gjithe hipokritet dhe thashethemexhijte do ti urojne “sherim te shpejte”. Sa keq!

    • jam shume dakord me ju zoti Drishti.secili nga ne ne raste te tilla do te donte respektimin e privatesise.kjo qe ndodh eshte e papranueshme.

    • Me se e vertete z, Andi: Ne boten e civilizuar,vecanrisht keto jane probleme brenda personit apo familjes. Jo vetem kaq, por kur dhe ndonje person i shquar ne fusha te ndyshme, ka bere ndonje krim, citohet ngjarja, por asnjehere emri, deri sa kete ta provoje procesi gjyqesor.

    • Kam pershtypjen se me shume se meraku i”prekjes se jetes private” te z.Klosi, te cilit i uroj sherim te shpejte, disa komentues ketu i ha nje merak tjeter. Eshte permendur qe nje mik i tij tashme lider partie, ka pasur ne rini probleme psiqike. I dalin punes para keta tifozet e liderit.

  3. sherim te shpejte

  4. Fajin e ka Sala, sepse Kolsi nuk po mundet me ja plotësue epshet gjermanes dhe ka vendos me ba vetvrasje. Fajin e ka Sali Berisha, për këtë shkak dhe Sala duhet denuar me votë.

  5. Jam plotesisht dakort me komentin e mesiperm te z.Drishti dhe edhe une do kerkoja respektimin e te drejtave individuale.

  6. Jam shume dakort me komentuesin Andi Drishti.Duhet respektuar privacia e tjetrit,kushdo mund te semuret,asnje nuk eshte i imunizuar dhe askujt nuk do ti vinte mire nese pergojohej semundja e tij.Fundja A.Klosi nuk eshte drejtues shteti qe semundja nuk e le te permbushe detyrimet e veta shteterore.

    • Po ky nuk eshte smure, po ka pire ilace me shume se c’duhet, a e ka bere nga mosdija apo nga superdija ai d di kete pune! Mediat kesi lajme kerkojne ska asnje te keqe ketu.

  7. Mendoj se ajo ngjarje nuk duhej te publikohej duhet ti perkiste vetem z.Klosi,e mbi te gjitha qe ai eshte nje figure publike dhe mund te ndikoje ne jeten dhe profesionin e tij.Cdo njeri duhet te mendoje si per veten….

  8. Ardian Klosi, para se te jete nje analist dhe publicist, eshte nje Qytetar,
    Medoj qe mediat duhet t’i kerkojne ndjese publike Ardianit dhe Familjes se tij te nderuar, per menyren sesi e trajtuan problemin e tij shendetsor.
    Kjo do riparonte sadopak imanzhin e mediave tona, te cilave iu mungon respekti per Qytetarin dhe etika profesionale.
    Sherim te shpejte miku yne Ardian.

  9. Sherim te shpejte.

  10. Sido qe te jete ky lajm nuk duhej publikuar. Eshte nje ceshtje familjare dhe i perket vetem atyre qe po e kalojne kete situate. Njerez jemi te gjithe dhe jeta ka plot situata te papritura.

  11. Eshte e vertete qe privacia duhet respektuar,por kur je njeri publik fatkeqesisht privacia nuk respektohet kudo jo vetem ne Shqiperi.

    Juve po flisni per SHBA,a nuk ishte gjithe ekipet televizive tek shtepia e Michael Jacson kur ky i fundit po luftonte me vdekjen?Kush i lajmeroi ato?Perse nuk priten deri sa vdiq,por u sulen qe kur Michael shkoi ne spital?

    Lexoni revistat amerikanedhe te tjera ne perendim,dhe do te shihni se kush mer qetesuesa kush merr droge dhe sa te dashura ka njeri apo tjetri.
    Lerini keto budallalleqe se cenimi i privacise, eshte fatkeqesisht cmimi qe paguan per famen qe ke.

    Per zotin Klosi nuk kam asnje pike respekti si analist sidomos pasi po perdhos figuren e Skenderbeut ,por si njeri i uroj nga zemra sherim te shpejte.

  12. Cen Durimmadhi

    Ene una i uroj sherim te shpejte cunit te Bylbylit!

  13. Po, ky eshte Abusim medikamentesh apo marrje e medikamenteve pa kontrolle si pasoje e ngarkeses dhe stresit,e gjithe kjo mund te kuptohet si nje ngarkese qe i ka shkaktuar gjendje te rende akute depresive dhe se ka humbur kontrollin,mund te jete e natyres private apo profesionit,kjo dukuri ne mjekesi trajtohet si tentim vetevrasje dhe keta persona emocionalishte jane te dobet apo vijne deri ne ate pozite ku per shkak te depresionit akut jane te rrezikshem per shoqeri apo per jeten e tyre.

  14. Z.Klosi ,Sherim te shpejt,je i math,vazhdo perpara, jeta esht e bukur,me familjen e shoqerin.Respekte.

  15. ngushllime familjes edhe dy vajzave te tij ne moshen ma te bukur ika dhan fund jetes gabim i madhe vec te kishte menduar per ato dy vajza qe sot jan pa nje baba aq te mire qe kishin ato Pushoft ne paqe!!!!!!!!!!!

Beni nje Koment


Sondazh

Presidenti i ri duhet të jetë një person që merret me politikë, apo jashtë saj?

Shikoni rezultatet

Loading ... Loading ...




Gazeta Panorama ne PDF nepermjet Shtypi.al

Erjoni Ndertim

ARKIVA

Maj 2012
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Pri    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

© 2012 Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept