Aktroja rrëfen tmerrin me hajdutin në shtëpi: Hapa sytë…

Jul 10, 2018 | 13:17
SHPËRNDAJE

Aktorja dhe këngëtarja e famshme turke, Hulya Avsar, ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar gjatë vjedhjes së shtëpisë së saj të pushimit nga një hajdut, që më pas rezultoi se kishte kryer edhe të tjera vjedhje.

safiye-sultan-1

54-vjeçaraja që së fundmi ka luajtur rolin e Sulltaneshë Safijes në serialin “Sulltanesha Kosem” gjatë një interviste për gazetarin Ali Eyuboglu tha se ishte me pushime në bregdetin e Ayvalikut kur shtëpia e saj u vodh nga një hajdut, me të cilin për pak sa nuk ishte përplasur edhe fizikisht.

Ishte ora 6, 6:30 e mëngjesit. Kishte zbardhur drita. Me të hapur sytë pashë një burrë në dhomën time të gjumit. U hodha në këmbë dhe e pyetja: Kush je ti? “Unë, jam unë” mu përgjigj burri i maskuar dhe me doreza”, kujton dialogun e pakuptimtë me hajdutin në panik e sipër aktorja e njohur.

Më tej ajo kujton se i është vënë në ndjekje, ndërsa hajduti kishte hedhur çantat nga ballkoni dhe kishte dalë nga dhoma me shpejtësi drejt shkallëve.

Pothuajse po e kapja nga pas kur vura re se isha me këmishë nate, u ktheva dhe hodha diçka përsipër dhe dola ta ndjek, por ia mbathi. Mori çantat në oborr dhe u zhduk. Telefonova policinë, e cila nëpërmjet kamerave të sigurisë shikoi tiparet trupore të burrit, i cili më pas rezultoi se kërkohej për shumë vjedhje në zonë.

Aktorja tha se hajduti i kishte vjedhur rreth 300 euro, kartat e kreditit dhe kartat e identitetit, çelësin e makinës dhe dy vëthë./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura