Aktorja spanjolle mashtron fansat, me anë të fotoshopit tregon se ishte në Oscar

Mar 3, 2015 | 16:26
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Një aktore spanjolle është kapur duke mashtruar për karrierën e saj teksa rregullonte fotot me fotoshop për të treguar se ka qënë në çmimet Oscar, në Academy Awards dhe në seriale të famshme amerikane.

Anna Allen merrte foto të yjeve botërorë dhe vendostë kokën e saj për t’u mbushur mendjen 22,000 ndjekësve të saj në Instagram se ajo ishte një aktore e rëndësishme, shkruan “Daily Mail”.

Në ndarjen e çmimeve Oscar ajo kishte marrë foton e aktores Lupita Nyong’o ku tregohej një ftesë për të bashkuar në këtë mbrëmje të rëndësishme.

Por kur disa ndjekës të saj kanë komentuar në fotot e saj, duke e zbuluar se 32-vjeçarja po mashtronte, ajo e ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura