Aktorja e njohur e “Harry Potter” bëhet nënë për herë të parë, partneri i saj ndan “kartolinën” e ëmbël familjare

Aug 25, 2020 | 11:20
SHPËRNDAJE

Scarlett Hefner, e cila u bë e njohur me rolin e studentes si Pansy Parkinson tek “Harry Potter”, ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me partnerin Cooper Hefner, raporton “Mirror”.

50a1192c-a6dd-4914-97a0-f8ba11072a87

Ylli Harry Potter, është bërë nënë për herë të parë dhe ishte bashkëshorti i saj, trashëgimtari i “Playboy”, ai që dha lajmin emocionues për ardhjen në jetë të vogëlushes në mediat sociale sot, duke zbuluar edhe emrin e lezetshëm të saj.

Biznesmeni publikoi në Instagram një foto të mrekullueshme të familjes së cilës iu shtua një pjesëtar i ri.

23077b9d-042e-4a2b-8831-4fda1450e36a

Cooper shkruajti: “Në orën 5:23 të kësaj pasditeje, Scarlett dhe unë mirëpritëm vajzën tone, Betsy Rose Hefner. Ne jemi të mbushur me mirënjohje, dashuri dhe gëzim.”

05622224-4892-4828-a6f9-70f99004fbb6

Scarlett zbuloi se ishte shtatzënë në mars kur me krenari tregoi barkun e rrumbullakosur e veshur me një fustan me lule.

Në një postim emocionues në Instagram, ajo shkruajti: “Cooper dhe unë jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se po presim një fëmijë”.

7d7e673c-03db-4935-9dcd-319bbea3d23f

“Zemrat tona janë të mbushura me mirënjohje dhe gëzim, dhe të dy mezi presim të takojmë Hefner-in e ri.”

Scarlett u martua me trashëgimtarin e Playboy, në një ceremoni të vogël në Kaliforni, në nëntor të vitit 2019.

6f535ff5-397b-4aed-a415-97cec75c1adb 6ebef4b4-6bc1-43e1-8107-dad36418cb5d

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura