Aktorja e njohur arrestohet për herë të dytë brenda muajit (Foto)

Oct 22, 2019 | 17:31
SHPËRNDAJE

Është hera e dytë brenda muajit tetor, që aktorja e njohur Jane Fonda arrestohet. Këtë herë ajo është prangosur në Ëashington, përgjatë protestave për ndryshimet klimatike. Akuza këtë herë ka qenë për demonstrim të paligjshëm.

Pamjet e fotove kur aktorja është arrestuar, u përhapë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Fonda është shprehur së fundmi për “The Times” se është e gatshme të arrestohet çdo javë, për aq kohë sa do të vazhdojë të protestojë për veprime konkrete mbi krizën e klimës.

“Ne mund ta bëjmë këtë!Ne kemi nevojë për një lëvizje të madhe, po aq të madhe sa dhe problemi që na parashtrohet”, ka thënë 81-vjeçarja në protestë, sipas CBS Neës.

Këtë protestë, bashkë me grupin ‘Oil Change International’, Jane e kishte paralajmëruar më parë në rrjetet sociale.

Do jem çdo të premte para Kongresit, diell apo shi qoftë, e frymëzuar nga kurajo e lëvizjes së nisur nga të rinjtë tanë. Nuk mund të ri indiferente, industritë po shkatërrojnë planetin tonë. Kam ardhur në Ëashington DC, për të qenë më pranë epiqendrës së luftës në mbrojtje të klimës“, ka shkruar aktorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura