Aktorja e njohur Anissa Markarian, e bija e një armeni që i mbijetoi gjenocidit: Historia të mos përsëritet (FOTO)

Apr 22, 2015 | 10:48
SHPËRNDAJE

Aktorja e mirënjohur shqiptare, me origjinë armene, Annisa Markarian, përmes një postimi në faqen e saj në rrjetin social Facebook bën apel që njeriu të mos vrasë më njeriun e pafajshëm e që historia e ‘gjenocidit armen’ të mos përsëritet kurrë më.

“24 PRILL 1915 – 24 PRILL 2015
Përvjetor i dhimbshëm, i trishtë, i turpshëm, për të gjithë njerëzimin.
Jam bija e një armeni që u mbijetoi masakrave të viteve të zinj të gjenocidit.
NUK DUHET TË HARROJMË !
Që njeriu të mos vrasë më njeriun e pafajshëm, të mos e torturojë, të mos e përdhunojë, të mos e poshtërojë, të mos e dëbojë, të mos i grabisë tokën e t’i djegë shtëpinë, të mos i mohojë gjuhën dhe fenë,
KURRË MË !”, shkruan aktorja në një status në Facebook.

Anissa Markaian

Anisa Markarian u lind në Tiranë më 4 korrik 1962. Ajo nuk është vetëm mjeke në profesion, por edhe një aktore dhe skenariste e talentuar.

Aktorja e njohur jeton dhe punon në Francë që prej vitit 1991, si mjeke nutricioniste. Markarian është nëna e dy fëmije, një vajze e një djalë.

Aktorja në një rol kinematografik

Markarian ka interpretuar në disa filma ku ka fituar dhe çmime kombëtare. Si dhe ka botuar poezi, tregime e novela.

Filmografia

Loin des barbares – (1994)
Ngjyrat e moshës – (1990) Skenariste dhe interpretuese e rolit kryesor.
Pranvera s’erdhi vetëm – (1988) Bashkeskenariste dhe interpretuese e rolit kryesor. Ky film fitoi kupën e Festivalit te 8te.
Në çdo stinë – (1980) Nderuar me kupën e Festivalit de IV te Filmit si aktorja me e mire ne rol kryesor.
Vajzat me kordele të kuqe – (1978)

Statusi i aktores në Facebook, ku ka postuar edhe një fotografi nga varri i të atit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura